Shqipëria/Aktualitet

Dhuratë Hamzai: Zoti nuk ka nevojë t’i bertasësh, as për spektakle madhështore, as të pushtosh qiejt me këngë

Zoti eshte fryme, drite, energji. Kush ka drite ne shpirt kupton gjuhen e tij.

Nuk ka nevoje t’i lutemi ne gjuhen arabe, se nuk ishte arab. Zoti na dha mundesine mijeravjecare te flasim nje gjuhe te vecante, gjuhen tone shqipe.

Na dha talent te ngreme qyteterime, qyteterimin tone, kur nuk i njihnim fare turqit e arabet

 

Zoti eshte roja e jetes brenda nesh, perballe çdo fenomeni, dhe pa kushte te lutjeve perdelluese, pasi kemi bere mekate me dashjen tone, sepse ai e di cfare na ka thene ne vesh.

 

Ndryshe nuk do ta persosnim deri ne plakje shpirtin. Zoti nuk te imponohet ne sheshet publike e metropolitane te nje shteti demokratik qe iu jep liri te gjitha feve, ashtu me nje pankarte gjigante me simbole arabe qe i ze pamjen Heroit Kombetar Gjergj Kastrotit Skenderbeut.

Zoti nuk ka nevoje t’i bertasesh, as per spektakle madheshtore, as te pushtosh qiejt me kenge.

Ai nuk eshte Spektatori.

 

Nese e ndjen ne zemren tende shko lutu ne qelen e tij, ne kishe apo xhami. Prit ne radhe pa shqetesuar tjetrin, sic bejne gjysma e vellezerve te tu te krishtere, o shqiptar, se nuk kane me pak privilegje keta te fundit nga Zoti…

 

Lutu me zemren tende, ne shtepine tende, ose brenda kishes tende, xhamise tende, sinagoges tende, teqese, selise tende te çdo sekti besimi.

Sheshi i kryeqytetit tim sherben si rruge kalimi per te gjithe besimtaret e jobesimtaret e ketij vendi e te gjithe botes qe vijne turiste ne shtetin laik te themeluar pas 1912-s, kur u shkeput me gjak e sakrifica nga Perandoria Otomane.

Me syte nga drita!

*Zoti nuk është spektatori

Postimet e fundit !