Komenti

Xh. Gjini: Nga po na shpie mushka?

E gjithë bota po bie e po zgjohet me ankthin e luftës në Ukrainë dhe të një lufte të mundshme botërore (mbase edhe bërthamore?!)… Kudo në botë, edhe në Rusi, janë organizuar e po organizohen protesta kundër kësaj lufte dhe kundër agresionit rus në Ukrainë… Vetëm shqiptarët (një pjesë e tyre) po protestojnë kundër Qeverisë së tyre, kundër ngritjes së çmimeve !! A thua të jemi vërtet “sui generis” në këtë botë?! Para 32 vitesh u ngritën i madh e i vogël (duke besuar mashtruesit e mercenaret) për të kërkuar ekonomi dhe demokraci kapitaliste, ekonomi dhe treg liberal, pronē private, sistem shumepartiak… Në fakt fituan shkaterrimin, djegien, “shpronesimin”, dhunen, terrorin, vandalizmin, vrasjen, drogen, prostitucionin, shfrytezimin, pabarazine, shtypjen, papunesine, emigrimin, obskurantizmin fetar, paditurine, ne vend te iluzioneve per barazi, mireqenie, bollek, pasuri, lumturi!!…
32 vite pas u kujtuan qe qenkan mashtruar, grabitur, shfrytezuar, shtypur… nga klasa politike !! Mire. Me mire vone se kurre! Por, pse pikerisht tash kur e gjithe bota eshte e preokupuar dhe me sy e veshe ne Ukraine?! Gjendja e rende sociale per nje pjese te popullates nuk eshte e re ! S’ka dyshim qe shteti duhet, te pakten, t’i siguroje çdo familjeje buken e gojes, strehen, shkollimin, kujdesin shendetesor, minimumin e kushteve jetesore… Per keto kerkesa e kushte minimale duhet angazhuar e protestuar ne çdo kohe, edhe çdo dite… por jo keto dite, kur bota eshte ne ethe lufte dhe secili shtet normal e secili popull eshte i angazhuar per te siguruar rezervat elementare jetesore, por edhe per te marre masa sigurie dhe mbrojtjeje… Prandaj, njerezit e zakonshem (te mashtruar) duhet t’i therrasin mendjes, kurse “boset” e mercenarizuar te ketyre protestave, te tipit Berisha, duhet te behen zap nga shteti pa hezituar, sepse nuk eshte kohe vajesh per “shporten” e per karburantin! Ndikimin e Rusisë putiniste ne shoqerine shqiptare (mjaft te poralizuar) nuk duhe mirepritur e “duartrokitur”!… Jemi popull i copetuar ne 5-6 shtete! Mos harroni! Dhe, per fund: Mos na rafte me harru !

Postimet e fundit !