Zelensky: Ne ende duhet të luftojmë, çdo ditë dhe çdo natë duhet të kërkojmë mënyra për t’i shkaktuar dëm maksimal armikut
Ai shpalli një numër dekoratash ushtarake për ushtarët ukrainas – shumica prej tyre u dhanë pas vdekjes. Zelensky komentoi gjithashtu situatën në Kherson, një qytet ukrainas nën kontrollin rus.
Autoritetet lokale kanë thënë se një referendum po planifikohet nga Rusia me synimin për ta bërë rajonin një republikë separatiste të ngjashme me disa pjesë të tjera të Ukrainës lindore – Donetsk dhe Luhansk.
“Pushtuesit në rajonin e Khersonit po përpiqen të përsërisin përvojën famëkeqe të formimit të pseudo-republikave”.
add a comment