Kulturë\Letërsi

Mathieu Aref: Artikull i shkurtër por shumë i rëndësishëm

Do t’ju shpjegoj shkurtimisht se pse është studim kompleks, i ndërlikuar dhe shumë i gjatë për t’u shpjeguar në detaje. Akademia e Tiranës, duke mos bërë studime dhe kërkime specifike në këtë fushë, imitoi verbërisht si papagaj autorët modernë. Këta autorë modernë janë gabuar plotësisht : nuk ekziston fare indoevropianizëmi (as etnik dhe as gjuhësor), sepse është një shpikje e gjuhëtarëve të fund të shekullit të 19-të të ndjekur verbërisht nga historianët e shekullit të 20-të. Në fakt, këta gjuhëtarë, duke mos qenë në gjendje të zbulojnë një “gjuhë amtare” për Evropën, shpikën një gjuhë virtuale të cilën e quajtën “indo-evropiane” sepse gjetën fjalë në disa gjuhë evropiane që korrespondonin me “sanskritishten aziatike” (një gjuhë « shkrimi » dhe gjuhë shkencore dhe liturgjike që nuk është folur) dhe disa idioma të Azisë Qendrore dhe Indisë. Pra, për shkak të pamundësisë për të zbuluar një gjuhë amtare, gjuhëtarët krijuan indoevropianizmin … për mungesën e mos vendosur lidhjen e përbashkët midis pellazgjishtës, trakishtës dhe ilirishtës dhe për të mos qenë në gjendje të zotëronin njohuritë e dy gjuhëve të këtyre grupeve të fundit etnike dhe sidomos të “gegënishtës”, gjuhë amtare të pellazgëve !Së pari ata ngatërruan shekujt e kaluar me shekujt e mëvonshëm dhe nuk e kuptuan se dyndjet masive nuk ndodhën para epokës sonë, por shumë kohë më vonë me ardhjen e sllavëve, bullgarëve, hungarezëve dhe ciganëve.
Sa i përket nocionit të “dyndjeve indo-evropiane”, janë gjithmonë të njëjtat fantazi të gjuhëtarëve modernë të marra verbërisht nga historianët. Në Antikitetin e lartë nuk ka pasur kurrë dyndje masive në Evropë. Në Greqi ka pasur në shekullin e 5-të para erës sonë luftërat medike midis Persëve dhe Helenëve (vetëm për disa vite dhe pa asnjë pasojë etnolinguistike) por Persianët pas luftës u tërhoqën dhe u kthyen në vendin e tyre. Pushtimet e vërteta filluan në Evropë me “të ashtuquajturat dyndje barbare” në shekullin IV pas Krishtit me Hunët, Avarët, Alanët, pastaj në shekullin VI/VII Sllavët e jugut, në shekullin VII Bullgarët, në shekullin e 9-të Hungarezët (duke përfshirë finlandezët dhe estonezët) dhe në shekullin 10/11 Ciganët që të gjithë vinin nga stepat e Azisë Qendrore, ultësirat e Uralit dhe Indisë. Janë këta popuj të fundit që lanë gjurmë etnolinguistike në Evropën Lindore ku asimiluan popullsinë autoktone nga i njëjti grup etnik pellazgjik, Trakët në lindje të gadishullit të Evropës juglindore dhe Ilirët në perëndim. Pellazgët, Trakët, Ilirët, frigët, trojanët, Epirotët, Maqedonasit… ishin i njëjti popull etnogjuhësor në kuptimin e saktë të fjalës…dhe sidomos popull vendas dmth “autokton”.
Shumica e historianëve dhe gjuhëtarëve modernë shpesh i kanë injoruar Pellazgët dhe për ta Ilirët dhe Trakët ishin etni të ndryshme. Për më tepër, duke mos ditur gjuhën e Pellazgëve dhe duke mos zotëruar ilirishten dhe trakishten, ata nuk mund të bënin një sintezë të vërtetë : punonin në një paqartësi shqetësuese. Për rrjedhojë, ishin këta popuj të ardhur nga Azia Qendrore, ultësirat e Uralit dhe India që lanë gjurmë gjuhësore në Evropë. Kjo është arsyeja pse gjuhëtarët të asaj kohë kishin dekretuar në mënyrë të njëanshme kontributet aziatike (India) në gjuhët e ndryshme evropiane (Evropë) = « Indo….Evropiane »!
Përveç vënies në pikëpyetje të Historisë së Greqisë, unë vëj në dyshim edhe “indoevropianizmin” e krijuar nga gjuhëtarët modernë në fund të shekullit të 19-të. Unë jam i vetmi në botë që i kam vënë në dyshim këto dy fusha (historike dhe gjuhësore). E them këtë jo për të mburrëm, por për t’ju thënë se një tezë të tillë të mbështetur me argumente të forta dhe të pakundërshtueshme nuk do ta gjeni askund tjetër. Për indoevropianizmin referojuni librit tim të parë “Shqipëria…” (Botuar në 2003 në frëngjisht dhe në 2007 në shqip).
Më në fund me dy fjalë : GJUHA SHQIPE ËSHTË GJUHË AMTARE TË EVROPËS (JO TË BOTËS) JO INDOEVROPIANIZMI ! Këtë e kam thënë, analizuar dhe pohuar gjithmonë në tezën time, në librat e mi, nëpër konference, artikuj, etj