KRYETARJA (“PRESIDENTJA”) E DY FLAMUJVE
FLAMUR i Kosovës dhe i popullit të saj, si i çdo pëllëmbe të tokës shqiptare dhe si i çdo shqiptari në botë, është Flamuri kuqezi, Flamuri i Kryeheroit dhe Kryeprofetit tonë, Gjergj Kastriotit. Gjë e njohur nga të gjithë!
Edhe përpjekja, qëndresa, lufta çlirimtare dhe sakrifica e organizatave patriotike u bë gjithmonë me flamurin tonë kuqezi dhe ishte shprehje e vullnetit të popullit shqiptar për t’u çliruar nga pushtuesit dhe për t’u bashkuar në një shtet, në një Shqipëri…
Konstelacioni dhe raporti i forcave (edhe konteksti gjeopolitik e gjeostrategjik) në rajon dhe në botë nuk lejoi që BETIMI i LPK – UÇK – së dhe Lufta Antipushtuese Çlirimtare e kombit shqiptar të finalizohejë me çlirimin e të gjitha trojeve tona të pushtuara dhe bashkimin me shtetin tonë, Republikën e Shqipërisë…
Megjithatë, çlirimi i Kosovës (në kufijtë krahinor…) ishte fitorja më e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe e kombit tonë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimit të shtetit shqiptar në vitin 1912.
Ndërhyrja dhe prania e Fuqive të Mëdha popullit shqiptar të Kosovës (pa viset e saja) i imponuan si zgjidhje “kompromisi” krijimin edhe të një shteti në kufijtë krahinor të Kosovës…
Kjo zgjidhje kalimtare u përqafua nga klasa politike e Prishtinës… Kjo klasë politike dhe institucionet vazale hoqën dorë nga bashkimi me shtetin tonë dhe bënë edhe mjaft koncesione tjera të rrezikshme për lirinë, pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës!…
Një koncesion i papranueshëm, përveç krijimit të komunave “serbe”, zonave të mbrojtura “serbe”, bashkësisë së komunave “serbe”, fusnotës, etj., ishte edhe flamuri ala bosnje, që iu imponua shtetit të Kosovës shqiptare, në vend të flamurit kuqezi!!
Mirëpo, Vjosa Osmani, Kryetare e Republikës së Kosovës, po anagazhohet që shtetit të Kosovës t’ia imponojë edhe flamurin e idhullit të saj, flamurin e LDK – së, të cilin e ka bërë pjesë të “protokollit” të saj në presidencë!!
SHBA – ja përbëhet nga 50 e sa shtete dhe megjithatë përfaqësohet kudo vetëm me një flamur… Gjermania, e organizuar në “lande” – republika të federuara ka vetëm një flamur shtetëror… Kështu edhe shumë shtete tjera në botë.
Kurse shteti i vogël i Kosovës, sa një lagje e qyteteve shumëmilionëshe, i ka dy flamuj në presidencë: një shtetëror (kushtetues) dhe një partiak e privat të Vjosa Osmanit (antikushtetues)!!
Kryetarja (“presidentja”) që, sipas funksionit kushtetues, përfaqëson unitetin shtetëror dhe qytetar, po angazhohet ta “çajë” këtë unitet dhe ta sfidojë e dhunoj kushtetutën e Republikës së Kosovës!!
E ndoqa në TV vizitën e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe takimin qē pati me Kryetaren Vjosa Osmani… Si shqiptar dhe si qytetar i këtij vendi u ndjeva keq dhe u revoltova kur pashë edhe flamurin partiak e privat të Vjosa Osmanit përkrah flamurit shtetëror!!
Vjosa Osmani në shtëpinë a vilën e saj mund të mbajë cilindo flamur dhe sa flamuj t’i do qejfi, por Kryetarja e Republikës duhet të respektojë pa kushte flamurin aktual kushtetues të shtetit të Kosovës. Këtu nuk ka pazare a teka të personit që ka fituar funksionin e Kryetarit të Republikës… Ndonjë mik i mirë do të duhejë t’i thoshte që ” ti Vjosa je Kryetare e Republikës, por Kryetarja nuk është Vjosë Osman”!
E kuptoj që Albin Kurti, për shkak të pazareve politike, nuk mund t’ia kundërshtojē këtë shkelje e dhunim të kushtetutës, por nuk e kuptoj heshtjen e partive opozitare dhe të deputetëtve të tyre, të cilët heshtin si mumjet për një çështje si kjo që po na nxjerr qesharak para botës!!
Do të kisha njēfarë mirēkuptimi edhe për nomenklaturën e vjetër të LKJ – LDK -së dhe mentalitetin e tyre autonomist, por nuk kam si të kem mirëkuptim për një grua me moshë të re si Vjosa Osmani… Ku t’i ketë rrënjët adhurimi i saj fanatik i një flamuri partiak – privat?!!
add a comment