Komenti

Xh. Gjini: KOMANDANTI LEGJENDAR ADEM JASHARI GJITHMONË I NDERUAR DHE ADHURUAR NË KRYEQENDRËN SHQIPTARE – TIRANË (PËR TË GJALLË DHE NË BRONZ), POR JO NË PRISHTINË!

KOMANDANTI LEGJENDAR ADEM JASHARI GJITHMONË I NDERUAR DHE ADHURUAR NË KRYEQENDRËN SHQIPTARE – TIRANË (PËR TË GJALË DHE NË BRONZ), POR JO NË PRISHTINË!
Para 11 vitesh, në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, populli i Tiranës, bashkia dhe shteti ynë AMË, i ngriti përmendore (shtatore) të bukur e të realizuar me mjeshtëri nga skulptori, Komandantit Legjendar Adem JASHARIT…
Me shokë të Shoqërisë LËVIZJA u përulëm me nderim të thellë para shtatores që përfaqëson luftën dhe heroizmin shqiptar për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë…
Adem Jashari dhe Familja e Tij, me qëndresën, heroizmin dhe rënien e Tyre, u bënë referenca dhe ndërgjegjia kombëtare e kohës sonë… U bënë shembull i atdhedashurisë, përpjekjes, qëndresës, luftës, heroizmit dhe rënies edhe për brezat e ardhshëm…
Por, klasa politike (“patriotike” dhe kolaboracioniste) nuk dashtën dhe nuk po duan (edhe pas 25 vitesh!!) që këtij Vigani Liberator, i përmasave evropiane dhe botërore, t’i ngritet përmendorja në zemër të Prishtinës, siç kërkon dhe dëshiron populli patriot i kryeqendrës!!…
Kosova, për fatin tonë të keq, pati dhe ka një klasë politike “made in bashkim-vëllazërim”, siç e dëshmon përmendorja jugosllave në zemër të Prishtinës dhe pllaka e vendosur aty nga autoritetet komunale të këtij soji me mbishkrimin: “Përmendorja e vëllazërim-bashkimit”!! Përmendorja e atij “vëllazërim-bashkimi” që i kishte shqiptuar popullit shqiptar 666 shekuj burg, që kishte vrarë e terrorizuar mijëra shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore, që kishte shpërngulur qindëra mijëra shqiptarë për në Turqi, duke spastruar e shkretëruar qytete, fshatra e krahina shqiptare…
Turp i madh për të gjithë politikanët – pushtetarët kolaboratorë të këtij çerek shekulli dhe për të gjithë neve, që “pranojmë” të bashkëjetojmë me përmendoret e “bashkim-vëllazërimit” vrastar, diktatorial e antishqiptar të jugokomunizmit të satrapve Tito – Rankoviç!

Postimet e fundit !