Histori

Marin Mema: Manastiri ka qenë qytet i shqiptarëve, më pas gati është asimiluar..

Marin Mema: Manastiri ka qenë qytet i shqiptarëve, më pas është asimiluar..

Atehere…
Ptolemeu, Straboni, Tit Livi, Plini ashtu si te gjithe autoret e tjere antike shkruajne se Lynkestet jane fis Ilir. Edhe historiani i famshem grek Tukididi flet per Arabeun Ilir si mbret i fisit ilir te Lynkesteve. Po ashtu te gjithe autoret antike pranojne se Euridika nena e Filipit te dyte eshte nga ky fis ilir. Qyteti jo me kot quhet Heraclea Lynkestis, sepse banoret ishin pikerisht Lynkestet. Flet vete emri per identitetin e tij.

Qe Manastiri ka qene kryeqender e levizjes Kombetare Shqiptare kete e tregojne faktet se pikerisht ne kete qytet u themelua Komiteti per Lirine e Shqiperise me ne krye Bajo Topullin, Halit Berzeshten, Sejfi Vllamasin, Fehim Zavalanin, Gjergj Qiriazin, Jashar Bitincken etj. Jo me kot ne kete qytet u mbajten dy Kongrese te Alfabetit nje ne vitin 1908 dhe nje tjeter ne vitin 1910. E pikerisht ne kete qytet mori jete ai i sotem i gjuhes Shqipe.

Eshte fakt qe patriotet shqiptare kishin nje bashkepunim te jashtezakonshem ne kete qytet me patriotet vlleh . Te dyja palet i lidhte ashtu siç edhe ne Shqiperi nje fije e padukshme. A nuk është Pito Guli apo shqiptarçe Pjeter Guri nje djal i nje babai shqiptar dhe nje nene vllehe ?

Statistikat e rregjistrave te Perandorise Osmane japin te dhena se Manastiri ka patur mijera shqiptare Myslimane dhe mijera shqiptare Ortodokse. Ku humben keta ? Si mundet ne nje qytet ku shqiptaret ishin shumice sot te perfundojne me pak se 3 apo 4 perqind. Te tjeret ku shkuan ? Hotelet dhe hanet, shtepite, lagjet, toponimia etj a nuk tregojne per popullesine shqiptare ne kete qytet e po ashtu ne rrethinat e tij ?

Kaq mjafton asgje me shume. Jam i hapur per debat, bisedime, konsultime, perballje provash me kedo, ne Shkup apo Tirane. Historine nuk e bej une, e kane bere shume autore te tjere.
Une s’kam frike nga e verteta ! Shkruan Marin Mema

Postimet e fundit !