Tjera

Kryepeshkopi Aleksander i shqiptarëve: Uron shqiptarët dhe Shqipërinë për festat e Nëntorit

GËZUAR DITËN E FLAMURIT DHE DITËN E PAVARËSISË SHQIPTARE!!!
Vëllezër e Motra! Shqiptarë të dashur, nga zemra ju uroj Gëzuar 28 Nëntorin, – Ditën e Shenjtë Kuq e Zi të Pavarësisë dhe të Bashkimit të Shqiptarëve, të Flakës së Kuqe në Fushbeteja Gjaku, të Identitetit Kombëtar, të Krenarisë dhe të Besëlidhjes Shqiptare! Nga Nëntori në Nëntor, nga viti në viti, data 28 e Nëntorit është Festë që i bashkon të gjithë Shqiptarët, pavarësisht ideologjisë, fesë, përcaktimeve politike… Urime 28 Nëntorin, Ditë e Flamurit – Flamur Kuq e Zi që shpallë midis Kombeve Vëllazërimin!!! Urime Ditën e Pavarësisë Shqiptare i parë Arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e Madh, Rex dhe Zotërues i Shqipërisë, Heroit Kombëtar e Shjnjtë, e ngriti në Krujë dhe bashkoj Shqiptarët nën Kete Flamur të Bekuar Kuq e Zi!!! Urime Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nga i Lavdishém Ismail Qemali, në Vlorë, i vitit 1912!!! Urime Heroike Ditën e Çlirimi i Shqiperisë nga pushtimi nazifashist, më 29 Nëntor 1944!!! Urime Ditën e Lindjes së Komandantit të UÇK-së, në Prekaz më 28 Nëntor të vitit 1955, i Heroike të Trimi Komadant Adem Jashari I Madhi: Lavdi Hero i Populli Shqiptar, Legjendari i kohës sonë!!! Urime Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në 28 Nëntor të vitit 1997 u shfaq Diell i Lirisë në fshatin Llaushë të Drenicës: Lavdi Patriotët, Herojte, Deshmoreve, Martireve, Invalid dhe Veteran që Sakrifikuan për Lirinë e Kosovës, dhe për Bashkim Kombëtar, Rënëve që duke derdhur Gjakun e tyre në Altarin e Lirisë dhe të Atdheut!!! Porsi vala e bregut t’detit, porsi t’ zjarrtat valle t’ameshimit, Shqyptarë, çdo Fés qi t’jini, gegë e toskë, brez pas brezi, mos harroni kurrë Atdheun tuaj të shkëlqyer dhe shumë i dashur, ngrihuni dhe shkëlqeni, dashuroni me pasion Shqipërinë, Popullin tuaj – vëllezërit tuaj të gjakut -, Origjinën dhe Fatin tuaj të Lavdishëm, Historinë dhe Kulturën tuaj, Tradita juaj e Gjallë, Dëshmorët dhe Heronjtë tuaj, Lirinë tuaj, Jetën tuaj, Gjuhën t’uej kurr mos ta lini: Gjuhën tuaj të Shenjtë, dhe mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe idealet tuaja… por për Të gjithmonë punoni dhe luftoni!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Autoctonus!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!! Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot
Kryepeshkop Aleksander I Shqiptarve – Bir i Shqiponjës
Rrofte Shqipëria e Bashkuar!!!