Mërgatë

Jon Bislimi: Nxënës në institucione të rëndësishme të arsimit publik në Lion të Francës

Jam i nderuar që kam qenë në gjendje të studioj në një nga institucionet më prestigjioze të arsimit publik të ciklit të dytë në Lyon. Por mbi të gjitha, pata nderin të studioja i rrethuar nga një atmosferë e rëndë historike, një ndërtesë që ka kaq shumë për të thënë dhe aq shumë për të fshehur…
Lycée Saint-Just ka një histori të gjatë, nga periudha gallo-romake deri në ditët e sotme. Nenë hapësirën e shkollës është një cisternë e madhe romake, monumenti më i ruajtur i qytetit antik të Lugdunum (Lyon). Shume pak njerz e kane mundesin ta vizitojne….
Ndërtesa daton nga mesi i shekullit të 19-të (1855-1861). Është një ndërtesë imponuese, e përbërë nga një trup qendror 100 m i gjatë dhe dy krahë dhe nje kishez qe u shkattrua me vone.
Para se të bëhej shkolle, ndërtesa kishte shumë funksione dhe kjo është ajo që e bën historinë e saj edhe më interesante. Duhet të dini se ndërtesa duhej të ishte dy herë më e madhe, por kur Napoleoni III e vizitoi duke u ndërtuar ai deklaroi: “Doja një Manastir dhe jo një pallat” dhe kërkoi që ndërtimi të finalizohej shkaku i mungesës se buxhetit.
Deri në vitin 1908, ishte seminari i Saint-Irénée (ose “Seminari i madh”) duke përmbushur kështu funksionin e tij fillestar, ku mund të studiohej teologjia.
Pas ndarjes së Kishës nga Shteti (1905), ndërtesa strehoi në mënyrë të njëpasnjëshme “Banken e Depozitave dhe ngarkesave te fondeve” në 1912, me pas u shendrua ne nje spital gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1928 u bë per here te pare një shkollë me konvikt ekskluzivisht per femra.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ndertesa strehoi një rrjet francez të rezistencës (përfshirë Jean Moulin) dhe për fat i shpëtoi bombardimeve duke e lënë ndërtesën të paprekur. Vetëm në te nesermen e luftes se dyte boterore ne vitin 1946 u bë një institucion arsimor i pavarur.
Dritaret ne verriere datojnë të gjitha që nga ndërtimi i saj. Kisheza, megjithatë, pasi u shndërrua në një institucion arsimor publike u shndërrua në një “kopsht të brendshëm”, thonë se duhet të ketë qenë madhështore !
Pra, kjo është arsyeja pse puna në një vend si ky mbetet kaq interesante….