Mërgatë

Shefqet Dibrani: Donika Papaj – AVOKATE DHE NOTERE E RE PUBLIKE

Donika Papaj – AVOKATE DHE NOTERE E RE PUBLIKE
(Gjurmëve të shkrimeve tona)

Në vitin 2003, për rubrikën “Bota e fëmijëve”, kam realizuar disa portrete me fëmijët tanë në
Diasporë. Një nga ata fëmijë ishte Donika Papaj, e lindur në Zvicër nga prindërit Ali dhe Shyhrete
Papaj nga fshati Samadraxhë, komuna e Therandës. Vlenë të theksohet se Ali Papaj, për brezin e
tij, ishte njëri nga studentët më të dalluar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Kosovës në
Prishtinë, kurse pas emigrimit në Zvicër, ai ka specializuar në fushën e informatikës dhe të
programimit CNC-dixhital, (IT Supporter dhe PC&Office Supporter), etj.
Atëherë, Donika ishte vetëm 9-vjeçe, nxënëse shembullore dhe me ambicie të larta për tu bërë
dikur e njohur. Sigurisht ishte frymëzuar nga librat me përralla të shumta për fëmijë që lexonte.
Ajo gjithnjë ka qenë e dalluar, paralel me mësimet ishte e angazhuar në aktivitete të shumta
kulturore e sportive. Në të gjitha etapat e rritës së saj ka qenë fëmijë dhe nxënëse e dalluar.
Gjimnazin e ka përfunduar në Kantonsschule Heerbrugg, (SBW EuregioGymnasium), kantoni St.
Gallen, pastaj studimet në fushën e shkencave juridike në Universitetin e Zyrihut, (Bachelor of
Law – Universität Zürich, 2017), ku mbaroi nivelin Bacholer në vitin 2017, po ashtu edhe nivelin
Master, (Master of Law – Universität Zürich, 2019), e përfundoi pranë Fakultetit Juridik të këtij
Universiteti në vitin 2019. Më pas, ajo e filloi specializimin për Avokate dhe Notere Publike,
(Zuger Anwaltspatent und Notarin – Obergericht Zug, 2023), pranë Gjykatës së Lartë në Kantonin
Zug, ku më 1 shtator 2023, e mbrojti temën e diplomës në këtë Institucion të Lartë të Drejtësisë
Zvicerane, dhe praktikisht u licencua për Avokate dhe Notere Publike. Vlenë të theksohet se
Donika bashkë me dy vëllezërit e saj Arbnorin dhe Artanin, edhe ata me Master në Universitetet e
Zvicrës, janë pjesë e sukseseve që po i arrijnë fëmijët shqiptarë në këtë vend.
Portreti të cilin e kam shkruar atëherë për Donikën, qe botuar në gazetën “BOTA SOT”, më
31 gusht 2003, ndërsa më 1 shtator 2023, pas plot 20-vjetësh ajo i përfundoi me sukses të gjitha
provimet për Avokate dhe Notere Publike, duke u bërë shembull i suksesit të fëmijëve shqiptarë
në Zvicër. Tashmë ajo është emër i njohur, sepse e njohur ishte nëpër të gjitha nivelet e shkollimit
të saj, por ajo që ka rëndësi në këtë rast, është mbajtja e premtimit që ka dhënë si nëntvjeçare për
tu bërë shumë e njohur!…
Me të kuptuar se Donika Papaj, i përfundoi me sukses studimet e këtij niveli, gjëja e parë që
mu kujtua ishte artikulli im i shkruar për te, prandaj e shohë të udhës, këtë shënim timin të radhës
ta ilustrojë me pamjen e gazetës “Bota Sot”, si dhe me dy fotografi të saj. E para: Donika Papaj,
fëmijë nëntëvjeçar dhe e dyta: Donika Papaj, Avokate dhe Notere Publike, tashmë 29 vjeçare dhe
e licencuar zyrtarisht, kualifikim ky që do t’i hap perspektivë të shumta, për vete dhe për
komunitetin tonë në Zvicër, parasegjithash nga Donika Papaj, që u bë një emër i njohur, sukseset
e shumta dhe rezultatet e mira i pret kryesisht Drejtësia Zvicerane!
Legjenda:
1. Donika Papaj, e licencuar për Avokate dhe Notere Publike.
2. Donika Papaj, fëmijë 9-vjeçe.
3. Faksimili i gazetës “Bota sot”, 31.08.2003.
St. Gallen, 05.09.2023.
Shefqet Dibrani