Opinion

Fytyra putiniste e protestave në Tiranë ose dasmë në varreza

FYTYRA PUTINISTE E PROTESTAVE NË TIRANË
(Dasëm në mes të varrezave)
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, shfaqja edhe njëherë e dhunës barbare e mbështetur në filozofi gjakatare që mbjellin vdekjen për të krijuar perandori të së keqes, e gjeti përsëri Shqipërinë në anën e duhur, aleate me miqtë më të mëdhenj perëndimorë që përfaqësojnë vlerat e demokracisë, paqen dhe lirinë. Shqipëria në mbështetje të Ukrainës, së bashku me SHBA-të, ndërmorën nismën dhe miratuan një rezolutë të përbashkët në Këshilllin e Sigurimit që u miratua edhe në Asamblenë e OKB-së. Mirëpo makabriteti i luftës në Ukrainë, pamjet e fëmijëve që vdesin në rrënojat e një spitali, mijëra ukrainas që po lënë vendin dhe po i ikin luftës, historia e atij fëmijës që humbi prindërit në luftë dhe kaloi në këmbë kufirin deri në Poloni dhe qindra histori të tjera rrëqethëse, nuk i prekin një pjesë të shqiptarëve dhe veçanërisht nuk iu bëjnë përshtypje dy njerëzve Sali Berishës dhe Ilir Metës. Këta të dy duke shfytëzuar një situatë anormale siç është ajo e rritjes së çmimve dhe spekulimeve që mund të bëhen në këtë rast, ndërsyen militantët e tyre të cilët iu bashkuan disa aktivistëve qesharakë dhe pa ide që një kauzë të drejtë e shpallën në kohën e vdekjeve, njësoj si të kërkosh të bësh dasmë në varreza.
Kjo rracë…shfrytëzojnë vdekejn e të tjerëve për kauza që jo vetëm nuk mund të zgjidhen tani, por, përkundrazi, tani ato e humbasin përmbajtjen dhe bëhen heroizëm pa ide. Kjo lloj proteste me fytyrat e ngërdheshura të protagonistëve të foltores poshtë zyrës së Edi Ramës është e neveritshme sepse në të gjithë botën dhe të gjithë njerëzit në raste fakteqësish të përbotshme, më së pari mbledhin veten dhe bëjnë të pamunudrën që të respektojnjë zinë e tjetrit.
Sot mund të dalësh në sheshe që të mbledhësh ndihma për ata që po vriten, të bësh një listë të gjatë me mundësitë që ke për t’i strehuar ata fatkeqë, dhe të nxjerrësh nga kursimet e tua qoftë edhe një lek për të krijuar fondin e solidaritetit. Ne u kemi shumë borxh të tjerëve. Për lirinë e shqiptarëve të Kosovës u ngritën në ajër avionët e aleatëve tanë. Sot kërcënimit të Putinit ndaj nesh SHBA-ja i përgjigjet duke ndërtuar këtu Shtabin e Madh Operacional të veprimit. Gjithë mbështetja e Perëndimit për ne, ka bërë që shqiptarët të jenë në ekzekutiv e në legjislativ në katër shtete në Ballkan. Ndaj ne në kohëra të tilla të errëta, ku imazhet e fëmijëve të vdekur nga bombat, të njerëzve martirë të Ukrainës që po mbushin ekranet e të gjitha mediave në botë, ne, shqiptarëve, duhet të na bëjnë më të përmbajtur dhe për herë të parë duhet të na bëjnë që të tregojmë ato vlera që realisht pjesa më e shëndetshme e këtij populli i ka. Dhe këto vlera janë solidariteti dhe dyert hapur për fatkeqët e luftës që mund të përfshijë gjithë botën. Mirëpo, jo.
Disa nga ne, duke shfytëzuar një kauzë që u shkaktua nga lufta më përmasa botërore dolën dhe dalin në shesh për të na treguar se sa të ndjeshëm janë ata për padrejtësitë shoqërore në këtë vend. Ky është turp. Një shoqëri e qytetëruar respekton zinë. Planeti është në zi. Të vetmit që protestojnë apo të vetmit që dalin në rrugë janë manifestuesit me flamujt e Ukrainës që solidarizohen me të, ultrancioalistët serbë që mbështesin Putinin dhe këta qesharakët tanë. Shqiptarët dalin në shesh dhe i kërkojnë llogari qeverisë për çmimet e karburantit që jo vetëm janë rritur në të gjithë globin, por nëse konflikti do të thellohet dhe nëse Europa ashtu si SHBA-të do të bojkotojë eksportin e hidrokarbureve nga Rusia që përbën rreth 30% të nevojave botërore, atëherë jo vetëm çmimi do të rritet, por atë do të jetë vështirë ta gjesh në treg.
Po atëherë çfarë do të bëjnë këta qesharakët e protestave në kohën e vdekjes së madhe ? Do të dalin në krah të Putinit sepse kështu ta do logjika. Perëndimi ka vendosur sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë duke qenë i bindur se një pjesë e krizës që do të prodhohet nga ky vnedim do të bjerë edhe mbi vetë ata. Dhe çmimet janë rritur në të gjithë botën. Ka vende që janë më të pasura se ne dhe kanë hartuar paketa mbojtëse për konsumatorët dhe biznesin e vogël, por edhe Shqipëria e ka bërë këtë. Energjia nuk është prekur. Natyrisht që në kohëra të tilla ka edhe spekulime, por ndaj tyre reagimi duhet jetë institucional dhe dinjitoz. Protestat, bllokimi i rrugëve dhe marrëzi të tjera shqiptarësh i japin asaj karakter politik dhe të bësh politikë në kohën e vdekjes së madhe është makabritet, është e neveritshme dhe na tregon ne shqiptarëve në sy të botës si një entitet të shpëlarë, pa asnjë lloj grinte, si zvarranikë e qaramanë që nuk dimë si ta menaxhojmë zemërimin dhe nuk dimë të ndajmë dhimbjen e tjetrit me ne, që nuk dimë të bëhemi një komb i madh që në një kohë të tillë të tmerrshme tregon se çfarë është në gjendje të bëjë për ta ndihmuar viktimën dhe jo të tregojë se ai vetë është një viktimë e pashërueshme.
Kjo protestë është e nevertitshme se ka një fytyrë Berisha dhe Meta , rracë kusarësh dhe vrasës të shqiptarit.
….. shënime të mara nga mendimi i zotit I Yzeiri , mbi situatën në vendin tonë.Bota është mbërthuer në ndihmën ndaj popullsisë së Ukrainës në luftë kundër agresorit Putin , ndërsa Berisha-Meta po luftojnë për interesin e vetëm- pushtet , ndryshe le të bëhet qameti.