Shkencë/Teknologji

Drejtuesi i NASA – s urdhëron shkencëtarët të studiojnë UFO – t, – nuk beson të jenë iluzion optik

Drejtori i ri i NASA – s, Bill Nelsoni, ka urdhëruar shkencëtarët e agjencisë që të hetojnë objektet e paidentifikuara fluturuese, të njohura si UFO.

Në një intervistë për CNN, Bill Nelson, administratori i ri i agjencisë hapësinore, i cili është një ish-senator i Floridës dhe veteran i fluturimeve hapësinore, dyshon se objektet (UFO – t) nuk janë thjesht iluzione optike.

Ai tha se i orientoi shkencëtarët e NASA-s për të hetuar që muajin e tij të parë në punë.

“Nuk e dimë nëse është jashtëtokësore. Ne nuk e dimë nëse është një armik. Ne nuk e dimë nëse është një fenomen optik”, tha Nelsoni për CNN – nin për pamjet e pazakonta të filmuara nga pilotët e Marinës.

“Ne nuk mendojmë se është një fenomen optik për shkak të karakteristikave që përshkruanin ata pilotë avionësh të Marinës … Dhe kështu që fundja, edhe ne duam ta dimë”, shtoi ai.