Politikë

Balla i përgjigjet Berishës: Përfaqësuesi juaj votoi rezolutën e Dick Martit

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh në një intervistë në medie se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar miratimin e rezolutës së Dick Marty për Kosovën.

Balla e quajti skandal që një përfaqësues i qeverisë Berisha votoi pro kësaj rezolute.

“E para që t’i marrim me radhë. Ajo rezolutë në vitin 2011 është miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Një pjesë e kanë votuar atë rezolutë pa e ditur çfarë ka qenë. Ne nuk jemi darkord me atë vendimmarrje. Fjala e Ramës ka zgjuar një institucion që ka rënë në gjumë për 11 vite. Për sa i përket argumenteve dhe sulmeve dhe shpifjeve që erdhën nga koalicioni Berisha Meta, duhet të kujtojmë që Meta dhe Berisha kanë qenë bashkë në koalicion dhe kanë një përgjegjësi konkrete kur është miratuar rezoluta. Qeveria e asaj kohë nuk ka bërë asgjë për të penguar miratimin e saj rezolute. Për turpin e Berishës, përfaqësuesi i tij direkt e ka votuar këtë rezolutë. Ky është një nga skandalet më të mëdha në politikën e jashtme të Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Balla theksoi se ata duhet të kërkojnë ndjesë për atë që kanë bërë.

Ai shtoi se “na duhet të bashkëveprojmë të gjithë për mekanizma të përbashkët të tejkalimit të kësaj situate të vështirë sepse inflacioni i luftës është ai që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë apo të ushqimeve bazë. Çmimi i energjisë është një sfidë e përbashkët dhe ku zgjidhjet duhet të jenë po aq të përbashkëta. Çmimi i naftës dhe i gazit dhe natyrshëm edhe degradimi i asaj që quhet stabiliteti dhe siguria ndërkombëtare po ti referohemi 24 shkurtit e tutje pas agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë. Në këtë kontekst apeli për mua është shumë solidaritet”.

Sipas tij, dy qeveritë tona ajo e Shqipërisë dhe Kosovës vijojnë bashkëpunimin e ngushtë.

“Ne në nëntor do të kemi jo vetëm mbledhjen e përbashkët të dy qeverive por në fakt 27 nëntor do të kemi edhe seancën e përbashkët të Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Kosovës. Ajo që shqiptarët mes vedit kanë shumë nevojë është që për çështje të rëndësisë kombëtare duhet të jemi shumë më shumë të bashkuar. Iniciativa e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe e bërë publike në sallën plenare te Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga Kryeministri Rama është rivendosje në vend do ta quaja unë të dinjitetit, imazhit të dëmtuar të shqiptarëve. Në vitin 2011 është miratuar një rezolutë të cilin unë e quaj një dokument tepër fyes ndaj shqiptarëve i pabazuar në asnjë provë apo referencë të besueshme dhe unë nuk hezitoj të rithem përsëri atë që kam thënë shumë vite më parë. Ai dokument e ka zanafillën që në vitin 2008 ku u propozua nga njerëzit më të besuar të Vladimir Putin, një deputet rus Kosaçev, kryetar i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të KiE propozoi një dokument të ngjashëm me të. Ky dokument arriti të miratohej të kthehej në një rezolutë në janar të 2011 dhe pastaj konseguencat të gjithë i dimë dhe ajo që Kryeministri Rama po udhëheq së bashku edhe me Kuvendin e Shqipërisë është pikërisht deklarimi si të pavërteta të pabazuara se në Shqipëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer trafikim të paligjshëm të organeve. Kjo është një akuzë e pabazuar dhe duhet të jemi të gjithë të qartë se Lufta Çlirimtare e Kosovës ka qenë një luftë e pastër dhe e drejtë dhe çdo përpjekje për ta bërë pis këtë është një përpjekje që zanafillën e merr nga Moska”, tha Balla.

Përsa i përket reagimeve pas fjalimit të Kryeministrit Rama në Asamble Balla tha se “fjala e Kryeministrit ka zgjuar një institucion që për këtë çështje e kish zënë gjumi që nga viti 2011”.

“Ajo që kryeministri bëri është thjesht një rikujtesë që ky institucion duhet të rivendosë dinjitetin e vet si një institucion i gjithëpranuar për të drejtat e njeriut sepse është supozuar që ka patur shkelje të rënda tê të drejtave të njeriut dhe ka rezultuar që ato nuk kanë ndodhur dhe duhet ta kish bërë vetë institucioni këtë dhe përsa kohë institucioni nuk e rimori këtë çështje vetë e rimori Shqipëria. Përsa i përket argumentimeve te koalicionit Berisha-Meta duhet të kujtoj që ne 2011 Berisha-Meta kanë qenë në koalicion se bashku dhe kanë një përgjegjësi konkrete sepse si ka mundësi që qeveria shqiptare asokohe nuk ka ka bërë asnjë demark diplomatik për të penguar miratimin e kësaj rezolute madje per turpin e Sali Berishës përfaqësuesi i tij direkt në në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka votuar këtë rezolutë. Ky është një ndër skandalet më të mëdha në politikën e jashtme të Shqipërisë ne 30 vitet e fundit. Pra Sali Berisha, Partia Demokratike e Shqipërisë ka votuar një rezolutë që është një prej dëmeve më të mëdha të bëra ndonjëherë Shqipërisë dhe shqiptarisë në këto 30 vite”, nënvizoi Balla.