IRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një prononcimi me gazetarët theksoi se, koha e Sali Berishës ka mbaruar.
“Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale”, tha Basha.
Ai theksoi se, “asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës”.
“Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës”, tha Basha.
“Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, përfundoi Basha.