Te dashur miq,Tash kur vetem pak ore na ndajne nga fillimi zyrtar i fushates parazgjedhore, Veriu i Kosoves, nje “Nyje e pazgjidhur Gordiane”, merr vemendje te vecante, ne peshojne kozmetike te analisteve satelite te partive te ndryshme politike. Secili nga keta analiste konfirmiste e te “zeshem ” perpiqet te arsyjetoj deshtimet e te gjitha qeverive te pasluftes per ta shtri sundimin edhe ne Veri te Kosoves. Arsyet e tyre jane nga me te ndryshme dhe me shume kozmetike politike, per pafajesine e politikanve vendas. Ndryshmet nuk mund te behen me shkop magjik e shfaqje teatrale, por as me pohimet e zbehta te perfaqesueseve politik, se ne Veri te Kosoves, sundon Serbia dhe se atje nuk mund te behet asgje, jane klithje pushtetaresh dembel dhe individualistesh qe garojne per kauza individuale ne emer te kauzave kolektive. Poashtu, pohimi i analisteve satelite, qe per 20 vjet nuk ka mund te behet asgje, kurse pas zgjedhjeve te reja, do te behet ndryshimi po nga ato grupe politike qe Veriun e konsideruan si zone te paprekshme, nuk pine me uje. Jane lojera te lodheta grabiqaresh per pushtet dhe jo per shtet e qasje “burrash” idhnak, qe nuk bejne politike me garim meritor. Partite politike, ne Kosove, e kane rastin te bejne veprime te mencura, per ta fituar garen, duke u permbajte nga premtime koti lidhur me zgjidhjen e problemit me Serbet ne Veri. Ne fakt, popullates serbe, duhet t’i ofrohet oferte per integrim, duke e heq murin ndares ne mes dy Mitrovicave, dhe duke zhvillu nje dialog me serbet lokal, duke ua bere me dije atyre qe ata jane qytetare te Kosoves dhe qe Mitrovica eshte ne Kosove. Heshtja dhe injorimi i problemit ne Veri me arsyetim se ceshtja e Veriut, zgjidhet ne nje pako per dialogun e Kosoves me Serbine, te ofruar dhe ndermjetesuar nga BE dhe SHBA, pa perpjekje serioze nga qeveria per te dhene maksimumin e kontributit ne kete ceshtje, eshte vetem nje perpjekje per te arsyetuar deshtimet dhe ngathtesite e parise politike ne pushtet, per ta bere Kosoven shtet me dinjitet. Edhe opozita ka obligim qasje jo idhnake ndaj popullit dhe procesit garues. Ndryshimi kerkon dallimin ne vlera, sjellje te qyteteruar dhe jo njetrajtshmeri. Megallomonite me parallax premtuese jane monotone dhe nuk I hane ma pazari. Kosova nuk eshte prone individuale dhe as grupore e askujt. Eshte per keqardhje se si per 20 vjet, me perjashtime, partite politike nuk arriten kurre ta prekin ndryshimin, as ne teori dhe as ne praktike. Nuk them se nuk ka pase perpjekje si dhe rezultate, por jo ne vazhdimesi, shpesh me shume per zhurme e pak per integrim serioz te Veriut. Gje e cila rezultoi, te jete nje karte e djegur per shkakte veprimeve kuturu dhe mendjeve te izoluara. Ne fakt procesi degradoi kurre pa u shpalosur per debatim, gje e cila e ktheu Kosoven ne nje perfaqesim degradues ne arenen nderkombetare, nje perfaqesim me fusenote. Natyrisht, edhe per fajin e bashkesise nderkombetare, e cila me gjase u lodhe nga apatite inercioni I klases politike dhe vazhdimisht aplikoi standarde te dyfishta karrshi Kosoves per ta mbikeqyre procesin. Kjo teme kerkon elaborim serioz dhe jo veprime idhnake te paleve kundershtare. Kosova ka nevoje per fushate parazgjedhore dinjitoze, te arsyeshme dhe serioze, pa sharje dhe fyerje ne mes te paleve ne garim per zgjedhje, sepse ne cdo parti politike, ka anetar qe kane bere perpjekje serioze per ta zgjidhe drejt problemet e shumta ne Kosoves. Partite ne gare zgjedhore, ne vend se ta kritikojne njeri-tjetrin me sjelleje destruktive, duhet te jene unik qe ne Veri te Mitrovices, duhet te vendoset shteti dhe ligji, jo duke e trajtuar ate si nje zone te pamenaxhueshme, por si nje pjese integrale te Kosoves, qe meriton trajtim integrues dhe qe menaxhimi duhet te zbatohet me takt dhe unitet, pavaredisht se kush eshte ne pozite apo opozite. Madje, me propizimin e mikes time, znj. Ibadete Hyseni, permes komentit te saj, po e potencoj edhe shtrirjen e dobet te sundimit te ligjit dhe shtetit te qeverise se Kosoves ne komunat e tjera te saj me shumice serbe, jo vetem ne veri. Sic e dime te gjithe ne, p.sh ne Gracanice, ne ndertesen e komunes, dhe gjjthandej qytetit, pothuajse fare nuk ka simbole te shtetit te Kosoves. E ky fenomen haset edhe ne komunat tjera te banuara ne shumice nga popullata serbe, pse kjo ndodhe le te tregojne pushtetaret e devotshem te Kosoves. Shteti zhvillohet me masa e mekanizma kontrollues dhe ne bashkepunim me miq, duke demonstruar vullnet ligjor te zbatueshem.Krejt ne fund, uroj qe fushata parazgjedhore te zhvillohet e qete dhe dinjitetshem! Suksese te gjjtha paleve garuese! Le te fitoj arsyeja per nje Kosove stabile, ku barazia etnike dhe gjinore ndryshon narrativen e idhnakeve militante per dominim te interesave grupore mbi ato nacionale, ne fitore te kauzave kolektive ndaj atyre individuale ne emer te kauzave nacionale.Liria ka gjthesesi emer..!
77Xhemajl Pllana, Beqir Beqa and 75 others10 Comments1 ShareLikeCommentShare