Opinion

Blerim Muriqi: Pse heshtim?

PSE HESHTIM

…dhe më nuk futemi në zjarr,

pa çka se mbahemi fort për veprimtarë

Mumjen luajmë, paktin me djall.

Heshtjen e kemi varr,

Krenari e çalë!

 

Po të donim ta përkufizonim “ish veprimtarin” dhe nevojën përlindëse të të riut sot, në masën e nevojës jetike që shoqëria e jonë e ka për idealet e së nesërmes më të mirë, në kushtet kur shoqëria po nëpërkëmbet brendshëm; nga të bëma pushetetarësh, masa qeverisëse, rritje galopante përbindëshash ekonomik mbi kurrizin e varfërisë së masave, heshtje të përgjithshme (pa çka se nën zë shfryhet shumë pakënaqësi e dhimbje), në rastin më të mirë do ta emërtonim “mykje opurtune”!

Sot kyqet e shoqërisë sonë “veprimtarët idealistë”, kanë zënë shtrehët e lavdisë së djeshme. Të mbytur në zhgënjim a të gajasur në mundësi, ata kanë zënë grykën e paqes me moshën e tyre. Gabim ky i pari ndër të parët. Veprimtari dhe Idealizma nuk kanë moshë. Sikur është harruar se kjo është edhe paradigma e një veprimi të organizuar! Pse mungon shkëndija!

Shoqëria jonë, në këto vite liri, ka ecur shumë. Por, ka krijuar poashtu edhe deformitete shumë!

Të arriturat e popujve dinë të përmbysen. Jo pak raste njeh historia e popujve. Krahina të tëra sot janë të braktisura në lindje të Evropës. Ish Gjermania Demokratike ka probleme të rënda me demografinë edhe përkundër se u bashkua me Gjermaninë Përmdimore, majën e zhvillimit botërorë, me kapacitete buxhetore dhe industriale shumë të mëdha. Afganistani po ashtu, nga një shoqëri me kahe përëndimore edhe pse nën pushtim, pas çlirimit përfundoi në kthetrat e çoroditjes totale, mesjetën religjioze të një pafrenie krimi e kriminelësh. Shqipëria jonë politike është edhe mësimi ynë i parë. Ajo, nga një shoqëri e socializuar me funksionalitetin, me sjelljen oportune e la ndryshimin të rrokullisej fatkeqësi dekadash me pasoja tepër të rënda. Atje, tërësisht oportuniteti i brendshëm dhe shërbimet armike, e vdiqën “kohezionin shoqërorë” të vënë në shinat e standardit rregulla. Askush nuk i vuni shpatullat të keqes. U la ajo (e keqja), të rrokullisej e hazdisej për pikë të qefit. Pësoi Shteti, me të pësoi edhe Kombi, pësoi në masë të madhe Familja shqiptare, embrioni i shoqërisë, shtetit dhe kombit.

Sa lehtë thuhej e dëgjohej kudo fraza “Nuk bëhet Shqipëria jo”! të gjithë e thonin dhe vazhdojnë ta thonë nga zhgënjimi, të paktë janë ata që vazhdojnë nga misoni! Kur njëjtësohen zhgënjimi dhe misioni armiqësorë e keqja është kulmore.

Çfarë po ndodhë me neve në Shqipërinë këndej Drini?

Dikur, në të shkuarën e afërt, pushtimi serb shtërngoi rrypin, rezistenca jonë shtërngoi radhët. Plleshmëria e tokës sonë ndaloi për shumë sektorë, sikur e do zakoni gjithçka mori kuptimin e një industrie lufte. Pushtuesi prodhonte dhunë, Kosova me vise prodhonte veprimtarë! Kur gjërat më nuk po ecnin se Serbia ia kishte dalur ta vënte nën vetëdiciplinë pushtimin me lëvizjen paqësore që na e imponoi, Kosova me Vise sofistikoi nxjerrjet e veta të veprimit. Tanimë, ajo filloi me të madhe të nxjerrte veprimtarë çlirimtarë! Ne nuk ramë pre e oportunitetit të lëvizjes pacifiste. I vumë shpatullat të keqes dhe u bashkuam me moton e Lëvizjes, pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje. Ai veprim aktiv duke i vënë shpatullat të keqes përtej llogarisë së çmimit edhe me jetën, nxori heronj. Dhe sikur është në rregullin e gjërave, ku ka heronj ka liri. Falë atij angazhimi të madh “ku ndritën armët e luftës”, sikur thoshte Gramenoja ynë i madh, ne Kosova politke u çliruam.

Pa rënë nën hijen vetmitare të dhimbjes qytetare për papërballushmërinë e jetës vetanake, të këtij apo atij deformiteti, të zhvatjes së aseteve të vendit dhe kapjes së institucioneve e mundësive nga padallim qeverisjeje, për hir të një nevoje të madhe angazhuese, duhet ta themi me zë; se pasçlirimi është parë me oportunitet nga ish veprimtarët, qofshin ata bartës institucionesh të mbytur në gabime apo të shumtët tjerë kyçur në heshtjen e tyre!

Në mos asgjë, ish veprimtarët mund ta ndikojnë përlindjen e qytetarisë aktive, bashkimin e saj në zë kumbues qytetar! Pse jo, edhe ta determiojnë lindjen e mendësisë së re të panënshtrueshmërisë ndaj vperimeve të këqia të pushteteve e qeverive, të cilat me veprimet e këqia dhe kapacitetet e munguara qeveisëse po kontribojnë që zhgënjimi qytetar të shkoj deri në masën e kudo thënë nënzëshëm “ky vend nuk bëhet jo!…

Sot, kur zhvillimi është shumë i vogël apo i pandikim për të përmirësuar jetët tona, kur gjithçka që ishte mundësi e përbashkët u zhvat dhe është rrënuar me grabitjen e të pangopurve kriminel me duart e mbushura pushtet, të cilin jo pak ua dhamë po ne (ku me votë e ku me heshtje e mosreagim), kur braktisja e vendit po shihet si mundësi mbijetese dhe ka arritur në limitet e rrezikimit të vitalitetit biologjik të shoqërisë, po aq sa edhe dje për çlirim, na nevojitet patriotizma për ta mbajtur Kosovën në rrugën e mbijetesës.

Dhe, Patriotizmë, pa reagim qytetar kundër të keqes as ka e as mund të ketë!

Veprimtarët kishin sinergjinë e vullkaneve. Nxirrnin nga brenda, jepnin jashtë. E gjenin njëri tjetrin në qëllim e veprim. Ata janë këndej, rrënjëve të shoqërisë, shtresimeve të saj. Pse nuk bashkohen? Pse nuk bëjnë hije mbi dhe?!

Të paktën për ta dëshmuar veten bartës të amanetit në brezin e ri.

Një herë veprimtar gjithë jetën veprimtar. Mos vegjeto heshtjes!