Politikë

Kryeministri Rama: Destabilizimi nuk sjell asgjë të mirë, simptomat e rrezikshme të merren seriozisht. Rutte: Ndikimi i Rusisë dhe Kinës në rajon po rritet

Faktori destabilizues në Ballkan e ka kuptuar se kjo rrugë nuk sjell asnjë të mirë dhe për ata. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij holandez, Mark Rutte.

Pyetjes së gazetarit të News24 dhe BalklanWeb, Ergys Gjençaj se; “Do doja të dija se çfarë duhet të bëjë BE dhe vendet e rajonit për të ruajtur stabilitetin këtu. Analizat tregojnë se mund të ketë ‘shpërthim’ të ri të mundshëm në rajon.”, Rama iu përgjigj se;

“Besoj se të gjithë në Ballkan, edhe ata që perceptohen si faktor me një kapacitet destablizues, e kanë kuptuar se destabilizimi nuk sjell asnjë të mirë dhe për ata. Lufta në Ballkan nuk është mësim që e kemi marrë nga librat, por e është e jetuar, dikush duke qenë i përfshirë direkt dhe dikush në mënyrë indirekte. Këto janë simptoma të rrezikshme dhe duhen marrë me seriozitet. Duhet të krijojmë hapësira për t’i dhënë mundësi të rinjve që mbarojnë shkollën e mesme në të gjithë vendin, që të kenë mundësi që mos të ikin jashtë për të studiuar. Këtë BE po e bën për veten e tij. Është krijuar një mundësi për universitetet që të lidhen me njëra-tjetrën. Nuk është një vizitë në dy vende, por në një rajon që e ka të nevojshëm që të ndihet pjesë e vëmendjen dhe interesit të komunitetit europian. Holanda është një nga yjet më të shndritshëm në flamurin e Europës.

 

 

Ndërkohë, kryeministri holandez tha se ishte pro nismës ‘Open Balkan’. Rutte më tej tha se ka një influencë në rritje të Kinës dhe të Rusisë.

“Sa i përket nismës së ‘Ballkanit të Hapur’, jemi në favor të integrimit. Është i hapur për Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, pasi bëhen që të punohet për hapat e mëtejshëm për në BE. Jam vërtetë i shqetësuar për Bosnjë Hercegovinen pasi serbët e Bosnjës po shkelin hapur marrëveshjen. Me Ramën që është një shembull i mirë, që është i respektuar në gjithë rajonin, është aktiv që të sigurojë që Rajoni të mbështet sa më i stabilizuar që të jetë e mundur. Ka një influencë në rritje të Kinës dhe të Rusisë.”, tha ai.