Lëvizja\UÇK

Fjala e Sekretarit Historik të LPK – së në Akademinë e mbajtur në Zvicër për nder të 40 – vjetorit të LPK – së

Përshëndetje pë ju të nderuar pjesëmarrës! Bashkëatdhetarë! Të nderuar familjarë të Dëshmorëve!
Bashkëveteran të LPK-së dhe UCK-së! Të dshur vëllezër e morta, shokë e shoqe!
Në emër të Kresisë së Shoqërisë Lëvizja, Në emer të Kryetarit Xhevat Bislimi, jam i thirrur që t’ju përshëndes të gjithëve me rastin e 40 vjetorit të Themelimit të Lëvizjes Popullore të Kosvovës. Me lejen tuaj, në veçanti do ta përshëndesim veprimtaren e shquar të Lëvizjes, që nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, Saime Isufin.
Shoqëria Lëvizja është asociacion legal i regjistruar në Ministrinë përkatëse të Republikes së Kosovës. Shoqëria Lëvizja as nuk është parti, as nuk është grup interesi, as nuk është grup presioni, por është grupim me ndikim të veçantë në shoqërinë shqiptare, brenda dhe jashtë trojeve të Shqipërisë natyrore. Ajo promovon dhe mbron vlerat çlirimtare të popullit tonë, afirmon Lëvizjet politike nga lufta e Dytë Botërore e deri në vitin 2001 dhe në veçanti vlerat e Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Sivjet, kur po shënojmë 40 vjetorin e bashkimit të organizatave atdhetare, Shoqëria Lëvizja ka gjetur përkrahje të gjerë shoqërore në trojet shqiptare. Në bashkëpunim me Komunat dhe kreyetarët e Komunave në Kosovë e Maqedoni, gjithandej është shënuar 40 vjetori i Lëvizjes, ku është prezantuar veprimtaria çlirimtare e LPK-së në të gjitha trojet shqipare. Është interesant fakti se aktivitetet e Shoqërisë Lëvizja janë mbështetur pavarësisht se kush nga partitë ka qenë në pushtet në këto komuna, për çka Shoqëria Lëvizja është mirënjohëse. Në këto tubimet e organizuara janë nderuar, me leximin e biografive dhe dhënien e mirënjohjeve, veprimtarë të rënë për liri dhe vepritmarë të gjallë që gjithë jetën ia kanë kushtuar çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Shoqëria LËVIZJA po vazhdon me vendosjen e pllakave, banerëve e monumenteve në gjithë hapësirën shqptare. Një rëndësi e veçantë i është kushtuar vendosjes së shenjave të aktivitetit çlirimar në Kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, i cili aktivitet ka kulmuar me vendosjen e banerit të madh me fotot e Jusufit Kadriut e Bardhoshit mu në qendër të Prishtinës, ku qëndrojnë në krahun e djathtë të monumentit skulptural të Gjergj Kastriotit, siç ishin bashkë me porositë dhe shpirtin e tyre çlirimtar.
Në tubimet e shumta që mbajti Lëvizja për veprimtarinë 40 vjecare të Lëvizjes çlirimtare, në krye me Lëvzijen Popullore të Kosovës, veç të tjerave u potencua:
E para: Lëvizja Popullore e Kosovës ishte ajo organizatë që ka trashëguar dhe përcjellur programin për liri, barazi, clirim e bashkim kombëtar nga Lidhja e Prizerenit, Lëvizjet për Pavërsi Kombëtare, Lëvizjen clirimtare të Hasan Prishtinës e Azem Bejtës, Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare, Programin politik të Lëvizjes në krye me Adem Demaçin.
E dyta: Lëvizja Popullore e Kosovës është e vetmja organizatë që ka kontinuitet të drejtëpërdrejtë organizativ nga viti 1973, kur u formua Grupi Revolucionar e deri në çlirimin e vendit më 1999 dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 2008, me një jetëgjatësi rrum 35 vjeçare.
Pas kryengritjes së vitit 1981, oganizatat atdhetare të kohës, që brenda vetes kishin edhe grupacione të tjera, sikur lumi me shumë burime, bashkuan punën dhe më 1982 formuan Lëvizjen për Republikën e Kosovës, që në popull njihet si LPK.
E treta: Nëse sakrifica për një kauzë është tipari më idealist i një individi dhe një organizate, atëhere LPK është organzata në themelet e të cilës qëndron gjaku i udhëheqësve të popullit kryengritës, gjaku i Heronjve: Jusuf Gervalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Ata ishin e mbeten simboli i bashkimit.
Udhëheqës të Lëvizjes ranë në krye të detyrës atdhetare: Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri e Zijah Shemsiu, Xhemajli Blakaj e Xhemajli Berisha, Ali Ajeti, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Arif Seferi, Tahir Lush Berisha e Hasan Ramadani, e të tjerë, të gjithë pararendës të ushtrive clirimtare.
E katërta: Lëvizja Popullore e Kosovës është ajo organizatë që ka bërë qindra demonstrata në hapësiren shqiptare nën ish Jugosllavi dhe jashtë vendit, në të cilat populli kërkoi të drejtat e veta legjitime për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtare dhe rregullim shoqëror demokratik republikan. Gjithashtu, ajo organizoi qidra e mijëra tubime brenda dhe jashtë vendit me qëllim të mbajtjes së bashkuar dhe në gjendje gatishmërie të forcave cliritmare për t’ju përgjigjur okupatorit në castin e duhur.
E pesta: LPK është themeluesja dhe organizatorja e UÇK, UÇ Kombëtare dhe UÇPMB, ku ranë mijëra dëshmorë. Edhe nga dëshmitë e bashkëluftëtarëve në tubimet që u mbajtën në Kosovë me korrektësi u potencua se Komandantët e zonave, duke përfshirë këtu dhe Kombandantin Legjendar Adem Jashari deri te luftëtari Beqir Limani në Maqedoni, para angazhimit të tyre ushtarak, ishin pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës.
E gjashta: Mos të harrojmë kurrë. LPK është ajo oranizatë që në fakt bëri 4 luftëra. Ajo bëri edhe një luftë shumë më të vështirë e më të pabarabartë, para tri luftërave të armatosurra: luftën pothuaj duarthatë e me pak armë në përballje të armatosura në vetëmbrojtje, në atentate, në demonstrata, në tortura e aktivitete të saj në të cilën ranë mbi 200 dëshmorë.
E shtata: Militantët e LPK-së, të gjithë, pa përjashtim, duke përfshirë edhe ata që kanë qenë të lidhur me politikën e saj cllirimtare kanë marrë pjesë në luftërat e armatosura clirimare në hapsirën shqiptare: në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, në UÇPMB dhe fondet e luftës “Vendlindja Thërret”, “Zëri i Atdheut” dhe “Liria Kombëare”.
E teta: Një tipar tjetër e LPK-së ishte shtrirja gjeografike e organizimit në gjithë hapësirën shqiptare të robëruar si dhe jashtë trojeve shqiptare. LPK ishte një rrjet që funksiononte gjithkund ku kishte shqiptarë, që nga Prishtina ku vepronte Ahmet Haxhiu e deri në Melburn të Australisë ku vepronte Rilind Bytyqi. E kush ishte Rilind Bytyqi? Rilindi ishte ai militant i LPK-së që më së miri tregon se kurr nuk është larg ai që është i përkushtuar për të ndihmuar atdheun edhe kur je përtej deteve. Atij iu duk pak se bëri me dekada demonstrata, tubime, fushata financiare për Kosovën, por me të filluar lufta e UÇK-së erdhi në luftë dhe qëndroi në atdhe dhe nuk u kthye kurrë më në Australi.
E nënta: Ne, atëhere nuk kishim shtet në Kosovë. Forca dhe shteti real e në embrion i Kosovës, deri në clirim e vendit ishte Lëvizja Populloore e Kosovës.
Prandaj, nderi më i madh për një shqiptar, në vitet e para clirimit, ka qenë të jetë anëtarë i organizuar në lëvizjen antipushtuese. Aty ishim të gjithë vullnetarë. Anëtarët dhe simpatizantët e LPK-së në misionin e tyre clirimtar kanë qenë me gjendje gatishmërie numër një për dekada me radhë. Për më tepër, ata ishin luftëtarë me përvojë të gjatë, forcë elitë veprimi si në vijën e parë të fronteveve ashtu edhe në të gjitha frontet, ku bëhej lufta me armë, me laps, me aktivitet, me ndihma logjistike e financiare, me diplomaci e me agjitacion. Militantët e LPK-së kanë qenë ata që kanë mohuar qenien e tyre, kanë heq dorë prej identitetit të tyre dhe me pseudonime e në fshehtësi të thellë, kanë dhënë gjithëcka që popullin ta përgatitin për luftë të armatosur cliritmare. Andaj kushdo nga pjestarët e shoqërisë shqiptare që përmend e respekton një pjestarë të Lëvizjes cliritmare, para se gjithash, e nderon vetëveten.
E dhjeta: Lëvizja Popullore e Kosovës është shkollë për gjeneratat e reja dhe shembull për popujt e robëruar që luftojnë për clirim. Per veprimtarinë e LPK-së flasin arkivat e të gjitha kontinenteve. Studjuesit shqiptarë dhe të huaj vetëm sa kanë nisur të merren me ndricimin e vepritmarisë së saj nga pikëpamja shkencore.
E njëmbëdhjeta: Ju thërras të vazhdojmë këtu e në vendet tjera të Europës, kudo ku kishte aktivitete të mbajmë tubime që shpalosim vlerat atdhedashëse të shqiptarëve të organizuar jashtë vendit. Gjithashtu, të bëjmë aktivitete që nderojnë miqtë tanë që na kanë ndihmuar në Zvicër që nga Beat Shaferi e Katrin Azali e të tjerë që ndihmuan Kosovën në kohë të vështira e deri te zyrtarë të lartë si Kal mi Re, të cilët pranuan Pavarësinë e Kosovës dhe mbështetën popullin shqiptarë për clirim në Maqedoni dhe po ngritin zërin për pozitën e shqiptarëve në trojet e tyre ku ende u shkelen të drejtat e tyre.
Urime të gjithëve 110 Vjetori i Pavarësisë së Shqpëërisë natyrore! Urime të gjithëve 40 vjetori i Lëvzjes Popullore të Kosovës! Lavdi dëshmorëve! Rroftë bashkimi kombëtar!