Lëvizja\UÇK

Sejdi Gega: Vizitë te Nëna Qamë në 40 – vjetorin e LPK – së

VIZIT TE NËNA QAMË
Mbrëmë (11.12.2022), ishim në vizitë te Nëna Qamë, vajza e Heroit, Hakif Rexha dhe nëna e Heroit, Afrim Zhitia.
Sa barrë të rëndë kanë bartë mbi supe Nëna e Madhe dhe bashkëshorti i saj, Osman Zhitia!
Me vendim të Shoqërisë “Lëvizja” në Kosovë, në 40 – vjetorin e bashkimit politik të organizatave patriotike shqiptare –  krijimit të LPK-së, me motivacionin e përkushtimit, përpjekjes dhe veprimtarisë jetësore për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë, Shoqëria “Lëvizja” i dha mirënjohje Nënës Qamë.
Mirënjohjen ia dorëzoi, veprimtari i çështjes kombëtare, ish kryeredaktori i gazetës “Zëri i Kosovës”, në gjysmën e dytë të viteve 80-ta deri në fund të vitit 1990, poeti dhe publicisti, Mustafë Xhemaili, në pranin e vajzës, Sadete Zhitia dhe dhëndrit, Dr. Afrim Emini, në Sangallen të Zvicrës.