Arkiv / Ripublikim

Xhevat Bislimi: PESËDHJETË VITE MË PARË REPUBLIKA E SHQIPËRISË MBYLLI KISHA E XHAMIA

Ngjarje tepër e veçantë dhe e një rëndësie historike për formimin dhe unifikimin shpirtëror të popullit shqiptar…

Prishtinë, 7 shkurt 2017

Temë e nxehtë valë! Temë dhe ngjarje e “anatemuar” nga demoanarkovandalistet e kohes sone! Ngjarje e urryer nga kleri reaksionar-obskurantist! Pesedhjete vite me pare (me duket me 6 shkurt), udheheqesi me i madh i te gjitha koherave, Enver Hoxha, kishte hedhur fjalen qe populli shqiptar mundet edhe pa kisha e pa xhamia… Jo vetem mundet, por do te jetoje me mire, do te kete me shume liri, me shume demokraci, me shume shqiptarizëm dhe pasterti e pasuri shpirterore… Mjaftoi kaq fjale qe rinia shqiptare te hidheje ne veprim, t’i rrenonte kishat e xhamiat ne Republiken e Shqiperise, qe kurre nuk kishin predikuar shqiptarine, lirine, barazine, zhvillimin, perparimin, shkollimin dhe emancipimin e kombit. Kuptohet qe kishte edhe klerike (të të trija feve-besimeve) qe iu bashkuan perpjekjeve te popullit shqiptar per liri, pavaresi, bashkim e zhvillim. Por, si religjione, si bashkesi fetare dhe si kisha e xhamia mbeten gjithmone ne anen e kundert te deshirave dhe kerkesave te popullit tone. Ose, shkurt ishin gjithmone instrument, altoparlant e here – here kamxhik ne duart e pushtuesve! Prandaj, rinia e mllefosur shqiptare nga propaganda e erret e klerit dhe e etur per liri, dije, kulture, demokraci e qyteterim u hodhe me nxitim per te rrenuar çdo xhami a kishe pavaresisht vlerave te tyre arkitetktonike, historike e kulturore… Ishte perseri udheheqesi i shtetit dhe i kmbit shqiptar, Enver Hoxha, qe nderyri dhe dha porosi te qarta qe kishat ose xhamite (edhe teqet) qe kane vlera te mos rrenohen, por te merren ne mbrojtje nga shteti…Mbyllja e kishave dhe e xhamive ne shtetin shqiptar ishte nje hap dhe ngjarje historike per shtetin shqiptar ne vecanti dhe per kombin shqiptar ne pergjithesi. Ishte kontributi me i madh per bashkimin shpirteror te popullit shqiptar. Ky ishte veprim i paster kombetar, qe s’kishte te bente fare me marksizmin a komunizmin (ideologjine), siç e paraqesin sot ate veprim kleriket, qe perhapin erresiren ne dem te drites dhe demoanarkovandalistet e tipit Berisha, qe e sollen ne pikepyetje vete shtetin e vogel shqiptar, qe nuk perfshinte me shume se nje te treten e Shqiperise… Volteri dhe filozofe e shkrimtare tjere franceze, Ataturku e shume e shume dijetare anembane botes, qe shpjegonin shkencerisht kotesine e dogmes fetare dhe demet e pallogaritshme qe i shkaktonte njerezimit, nuk ishin komuniste as marksiste…

Zhvillimet pas vitit 1990 (lejimi i fese dhe mbjellja e tokes se arberit me minare (sidomos) e kembana) i japin plotesisht te drejte Enverit dhe rinise shqiptare te asaj kohe. Kujt po i sherben sot kisha e xhamia ne token shqiptare? Te gjitheve, pervec kombit shqiptar dhe interesave te Atdheut tone, Shqiperise se kater vilajeteve!! Klerike parazite e matrapaze edhe sot “ankohen” se mbyllaj e xhamive dhe e kishave “varferoi shpirtin e shqiptarit”! Shume e vertete! Shpirti i shqiptarit ishte varferuar shume nga ndikimi turk, italian e grek… Por, shpirti i shqiptarit gjate atyre viteve pa religjione u pasurua shume me dashurin per atdheun, me shqiptarizmën dhe me vlerat kombetare… Shteti nuk e kishte denuar askend pse besonte ne Zot ose pse praktikonte fene si shqiptar. Mirepo, kishte mbyllur faltoret dhe kishte “zhveshur” kleriket nga parazitizmi i tyre, sepse propagandonin dhe perhapnin dashurine per te huajt, perrallat e librave te shenjte dhe pengonin unitetin shpirteror e politik te kombit…Te habit pak e verteta qe mediet e sotme te mercenarizuara, politikanet e tredhur dhe, edhe me keq, inteligjencia hipokrite shqiptare nuk e ka guximin ta thote te verteten per kete ngjarje kaq te veçante e kaq te rendesishme per kombin shqiptar dhe pertej tij!