Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: “Politikanët” shqiptarë dhe dialogu me Serbinë (ripublikim)

“POLITIKANET” SHQIPTARE DHE DIALOGU ME SERBINE
Prishtinë, 24 qershor 2014
Serbia de fakto e kishte ndarë Mitrovicën dhe Kosovën menjëherë pas Luftës Kundërpushtuese Çlirimtare të UÇK-së. Kjo ndarje faktike u miratua ne heshtje edhe nga miqte tane nderkombetare, madje edhe nga miqte tane te perhershem!! Nuk e di nese kishte nje marreveshje paraprake midis Fuqive te Medha per kete ndarje, por e verteta eshte se kjo ndarje e dhuneshme dhe ky spastrim i shqiptareve nga toka e tyre ne Veri te Kosoves u be nen “ombrellen” e pranise nderkombetare! Ndarja de jure e Mitrovices dhe e Kosoves u be ne bisedimet e Vjenes me miratimin edhe te grupit te « politikaneve » qe po bisedonin me Serbine ne emer te shqiptareve te Kosoves! Ky pranim i “vullnetshem” i ndarjes se Mitrovices dhe Kosoves ishte kapitulli me i dhimbshem i Kosoves shqiptare! Mitrovica, me pelqimin edhe te “perfaqesuesve” te shqiptareve (ne fakt ishin te perzgjedhur nga “nderkombetaret”…), u nda ne dy komuna: njera shqiptare dhe tjetra serbe!!
Fitorja e Hashim Thacit dhe e grupit te tij i dha krah dialogut me Serbine!…
Pavaresia e Kosoves u shpalle! Ngjarje madhore per kombin shqiptar… Por, cfare ndodhi? Ne vend se te zbatoheje dhe interpretoheje Plani i Ahtisarit ne interes te Kosoves (madje edhe duke u pergaditur per ta ndryshuar ne te mire te saj), ne vend se te merreshin masat per fuqizimin e vendit dhe te Pavarsise se brishte, Hashim Thaci nisi me vrap nje dialog te ri dhe te pa fund me Serbine! Zgjidhjet qe ishin bere me bisedimet e Vjenes dhe me Planin e Ahtisarit ishin te demshme dhe kercenuese per teresine tokesore te Republikes, per funksionimin e saj dhe per nje qendrueshmeri politike dhe institucionale afatgjate. Prandaj, shqiptaret me te drejte prisnin nga qeveria dhe institucionet e tyre (tashme shteterore…) ta rishikonin kushtetuten ahtisariane dhe zgjidhjet e propozuara prej saj, qe ishin ne dem te Kosoves. Mirepo, ne vend te kesaj, Qeveria Thaci 1 e Thaci 2, rifilloi dhe thelloi dialogun me Serbine per Kosoven dhe « statusin » e saj!! Me keto bisedime ndarjet brenda Kosoves (Kosova shqiptare dhe Kosova “serbe”) u thelluan edhe me tej: u krijua pushteti i trete me kompetenca ekzekutive (“zajednica” e komunave serbe…), u nda policia, u nda arsimi, u nda shendetesia, u nda toka shqiptare e Kosoves, u nda cdo gje ne “serbe” dhe ne shqiptare (“kosovare”)!! Edhe pas vendosjes se barrikadave, edhe pas mbylljes se ures (vendosja e “kufirit”, sipas Serbise…) Hashimi dhe Edita vazhdonin dialogun ne hotelet luksoze per pese pale qejfe me Serbine! Gjate ketyre bisedimeve, « patriotet » e Kosoves nuk e permenden asnjeher ceshtjen e Kosoves Lindore dhe te shqiptareve te pushtuar nga Serbia ! KFOR-i, EULEX-i, UNMIK-u, OSBE-ja dhe miqte tane nderkombetare vazhdonin te talleshin me ndjenjat e shqiptareve, nga njera ane, dhe duke u dhene zemer serbeve dhe Serbise, nga ana tjeter, qe t’i mbanin dhe forconin barrikadat qe ndanin Mitrovicen dhe Kosoven!
Keto dite nje grusht shqiptaresh “gjaknxehte” ia mesyne ures dhe kerkonin hapjen e saj per qarkullim te lire… Do ti qe u ngriten “politikanet” shqiptare dhe e denuan protesten, sepse po ua prishka agjenden e dialogut me Serbine! “Hapni rruge dialogut…”, therrisnin ata permes medieve!! Kur po i degjoja dhe po i degjoj keta “politikane” te shtrydhur (per mos me thene ndryshe…) m’u krijua pershtypja qe shqiptaret e paskan vendosur barrikaden mbi ure e jo serbet dhe Serbia! Edhe keto dite, pas trysnise qe po bejne hapur e fshehur miqte tane nderkombetare (perfaqesuesit e tyre…) per formimin e qeverise “politikanet” e cdo krahu (perjashto VV-n qe mezi po qendron ne kembe…!) po nxitojne te bejne deklarata dhe te betohen se dialogun me Serbine e kane ne mendje dhe ne zemer, ne qender te politikes dhe te qeverise se ardhshme! Kesaj i thone politike (e mjere) ne Kosove…!! Ne kete situate “miqve” tane nderkombetare nuk u mbetet tjeter vec t’ia japin mandatin atij qe do te jete me i perkushtuar dhe me bindes per vazhdimin e dialogut me Serbine ne dem te Kosoves…! S’ka shqiptar normal qe eshte kunder dialogut me cdo vend dhe per te gjitha ceshtjet, pra edhe me Serbine. Por, dialog per te miren e Kosoves dhe per te miren e dyanshme, edhe me Serbine… Ashtu sic nuk ka shqiptar (pervec ketyre politikaneve te shtrydhur…) qe do te pranonte te dialogonte me Serbine ne dem te Kosoves dhe ne te mire te Serbise… Me kete dialog Serbia eshte bere ortake ne Kosove, eshte bere kercenim potencial dhe afatgjate per sigurine dhe te ardhmen e sigurte te Republikes se Kosoves…