Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Kryeministri do të duhejë ta mbante fjalën e dhënë (ripublikim)

KRYEMINISTRI DO TE DUHEJË TA MBANTE FJALEN
(TE KRIJOHET EDHE KOMUNA E POZHERANIT)
Prishtine, 6 qershor 2013
Ndarja territeritoriale-administrative dhe ndertimi i pushtetit vetem me dy shkalle ne Kosove nuk eshte krejt i pershtatshem per Republiken e Kosoves. Thene me shkurte rrobat qe ia kane prere Kosoves nuk po na bien tamam, nuk jane rrobat e saj. Ngritja dhe organizimi i pushtetit vetem ne dy shkalle (nivele) eshte trasheguar nga Jugosllavia e Titos… Shkalla ose niveli i pare (njesia themelore e qeverisjes) eshte KOMUNA (pushteti vendor) dhe shkalla e dyte eshte pushteti qenderor (presidenca, kuvendi dhe qeveria). Pervec kesaj jane bere edhe disa komuna njeetnike (monoetnike) “serbe” dhe disa kisha ortodokse “serbe” me zona te “mbrojtura” ne mes te Kosoves shqiptare! Keto komuna “serbe”, sipas marreveshjeve te arritura, pretendojne te bashkohen ne nje bashkesi-zajednice ose rajon “serb” ne Kosove!? Kjo nderhyrje e dhuneshme ne Republiken e Kosoves eshte e rrezikshme dhe me qellime te thella kundershqiptare e kunderdemokratike. Per t’u pamundesuar keto qellime pis te ZEZA institucionet e Kosoves, klasa politike e Kosoves duhet te nis ndryshime ne Kushtetute dhe ne sistemin politik, organizimin e pushtetit dhe ndarjen territoriale-administrative… Eshte e domosdoshme te krijohet-ndertohet dhe organizohet edhe nje shkalle (nivel) e pushtetit… Te krijohen, p.sh. edhe bashkite… Keshtu do te vazhdohej me krijimin e komunave te vogla, si njesi themelore te qeverisjes, pastaj shkalla e dyte te jene bashkite dhe shkalla e trete pushteti qendror… Mund te parashikoheshin edhe prefekturat…
Keto dite jane krijuar edhe komuna te reja me vendim te Qeverise. Kjo ka bere qe te rriten kerkesat per krijimin edhe te disa komunave. Mendoj se POZHERANI eshte njeri prej vendbanimeve (fshatrave) me te medha ne Kosove. Dikur ishte Juniku (tash eshte Komune), kurse sot Pozherani eshte fshati me i madh ne Kosove. Prandaj, kujtoj qe ky fshat i madh meriton te behet KOMUNE me vete. Premtimin per ta bere Pozheranin KOMUNE e ka dhene vete Kryeministri ne nje tubim ne Pozheran para tri-kater vitesh. Prandaj, pozheranasit me te drejte besojne dhe presin qe Kryeministri i Kosoves ta mbaj fjalen e dhene publikisht. Ismet Alidema (kryetar i Nendeges se PDK-se ne Pozheran), sekretari i kesaj nendege, Selami Bejta, Kryetari i ketij vendbanimi, Xhevat Alidema, Besim Halimi (anetar i Kryesise se Deges) dhe tere Kryesia e kesaj nendege besojne qe Kryeministri do ta mbaj fjalen dhe Pozherani do te behet KOMUNE me vete…
Kllokoti ka qene qyteti me i madh ilir ne kete rajon. Prandaj, personalisht mendoj qe Pozherani me se miri do te ishte t’i bashkohet Komunes se Kllokotit… Keshtu Kllokotit do t’i rikthehej nami i nje qyteti ilir-shqiptar… Edhe Deget e PDK-se ne Viti dhe Kllokot besojne qe Kryeministri do ta mbaj fjalen dhe mendojne qe Pozherani duhet te behet KOMUNE me vete ose t’i bashkohet KLLOKOTIT… Kjo e fundit do te ishte zgjidhja me e drejte… Nuk do te ishte e drejte dhe as ne interes te pozheranasve qe me kete çeshtje te merreshin manipulatore dhe matrapaze te ndryshem, te papergjegjshem… Prandaj, edhe njehere themi: KRYEMINISTER MBAJE FJALEN E DHENE!