KRENARË ME LUFTËN ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE
Sot, është Dita e Çlirimit të shtetit tonë AMË – Republikës së Shqipërisë nga pushtimi nazifashist.
79 vite më parë, më 29 Nëntor 1944, Ushtria e Lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare, me Komandant dhe Komesar të Përgjithshëm, Enver Hoxhën, i mposhti forcat pushtuese nazifashiste dhe kolaboracioniste, dëboi edhe ushtarin e fundit pushtues duke e çliruar plotësisht territorin e shtetit shqiptar në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht…
Shqipëria shtetërore – londineze ishte shteti i parë i çliruar në Europë me forcat e veta (pa ndihmën e ushtrive të huaja)…
Shtetet tjera në Iliri (Ballkan) dhe Europë u çliruan pas disa muajve me ndihmën e Ushtrisê sē Kuqe (sovjetike) ose nga forcat ushtarake anglo – amerikane…
Ushtria Shqiptare u angazhua, përkrah Aleatëve Antifashistë edhe për çlirimin e Jugosllavisë… Ushtria Shqiptare i ndoqi dhe luftoi forcat pushtuese hitleriane deri në Vishegrad…
Ushtria Shqiptare dha kontribut vendimtar edhe për çlirimin e tokave të pushtuara shqiptare nga Jugosllavia…
Fuqitë e Mëdha të boshtit kundër nazifashizmit kishin rënë dakort dhe kishin nënshkruar dokumentin, akoma pa mbaruar Lufta Botërore, për mosndryshimin e kufijve pa marrëveshje (mirëkuptim) midis palëve (shteteve)… Kurse popujt dhe vendet që angazhoheshin përkrah boshtit nazifashist rrezikonin të zhbëheshin…
Këtu qëndron rëndësia dhe vlera historike e ndihmës që dha Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe personalisht Komandanti i saj i Përgjithshēm, Enver Hoxha, që populli i Kosovës shqiptare (trojet e pushtuara nga Jugosllavia) të sqarohet, organizohet dhe angazhohet në Luftën Antifashiste dhe Antinaziste…
Konferenca e Bujanit dhe Rezoluta e saj, që shprehte dëshirën dhe vullnetin e popullit shqiptar (nën pushtimin jugosllav) për t’u bashkuar me shtetin AMË, Shqipërinë e tyre dhe hyrja e Ushtrisë Shqiptare në trojet shqiptare (Kosovë) e mobilizoi edhe më shumë popullin shqiptar këndej Drinit për të luftuar kundër forcave hitleriane dhe kolaboracionistêve…
Jugosllavia (kryesisht serbët dhe malazezët…) do të donin që populli shqiptar këndej Drinit të mbetejë në anën e gabuar të historisë – përkrah forcave të boshtit nazifashist… Kjo do t’u jepte dorë forcave shoviniste të Tito – Rankoviçit, të dominuara kryesisht nga forcat serbo – malazeze, që ta spastronin Kosovën nga populli i saj shqiptar, siç vepruan me popullin gjerman të Vojvodinës dhe siç bënë grekët me Çamërinë… Edhe ashtu forcat shoviniste të Tito – Rankoviçit bënë terror, krime e masakra në masë mbi shqiptarët, duke i akuzuar si bashkëpunëtorë tė nazifashizmit!?…
Prandaj, shqiptarët duhet të përkulen me nderim të thellë para atyre burrave e djemve, para atyre grave e vajzave partizane, që nuk kursyen jetën e tyre për çlirimin e Shqipërisë londineze dhe trojeve të saj jashtë kufijve, dhe para burrit të madh të kombit, që ishte Komandant dhe Komesar i tyre…
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT! LAVDI KOMANDANTIT DHE KOMESARIT TË PËRGJITHSHËM! NDERIM PËR ATA QË NUK I PUSHUAN PËRPJEKJET PËR (RI)BASHKIMIN E SHQIPËRISË! KRENARĒ QË JEMI SHQIPTARË!
add a comment