Kulturë\Letërsi

Lutfi Coka: Aforizma lirike

Aforizma lirike

          (Vellimi e dytë)

Ø Njeriu eshte si kometa

Tërhiqet nga e vërteta.

 

Ø -Njeriu manjak

            Si qeni allcak.

          gjithë ditën lehin

           e s’behen merak!

 

Ø Një fjalë na la I pari

         Budallait i hap rrugë gomari!

 

Ø  Një i pasur kish rënë në mërak

            Të hante pak si varfanjak!

 

Ø –Njëherë provoi njeriu i zi

          Të fuste gjarprin në gji!

 

 

        E gjarpëri i tha

      Ti qenke një budalla!

 

Ø Njeriu i vertetë mrekullinë

   e mban në kurriz

       Deri në ditët e pafundësisë!

 

Ø -O djallë me brirë

     E paske shpirtin këllirë

Nuk paske të dytë

         Të zënt buka sytë!

 

Ø –O sylesh!

 Kur një mendje të kesh

        Kur do ta krehin trurin

     Ndahet byku nga gruri!

 

Ø Pesë shokë për bukuri

Në një sofër hanë tok!

Dy qen në një canak

Nuk afrohen dot!

 

Ø -Pse nuk bëj shumë punë

Më bluan inati!

Lopata han sa është takati!

 

Ø -Pa lexuar syri ndryshket

           Pa mësuar mendja vyshket!

 

Ø –Po të mos ishte Dielli

Në tokë nuk do kishte jetë

Dielli është zot i vërtëtë.

 

 

Ø –Kur t’i thuash jetës të dua!

Vëgimi kurre su shua!

 

 

Ø –Raftet bosh,koka shoshë!

 

Ø -Respekti për njerinë

Si kujdesi për fëmijën!

 

 

 

Ø -Rrezet e henes mbi djep

I palos e i fut në djep

Jo për të fshehur dicka

Por ato të më bëhen tra!

 

Ø -Skllavëria nuk është mal me borë

Por pesha e vdekjes në kraharor!

 

Ø –Skllavi i ideollogjisë

Si miu i shtëpisë!

 

Ø –S’lihet koka pa kapele

   Si nuk lihet ujku bari me dele!

    Smira si shëllira

     Njera djathin ruan

          Tjetra të zotin e bluan!?

 

Ø –Syri që sheh larg

Sheh dhe zorret në bark

Ai që nuk sheh dot atë që ka pranë

Nuk njeh as nënë as babanë!

 

Ø -Syrin pushka kurrë s’ma plakën

Që kjo tokë të mos ketë erë gjaku!

 

Ø =Tregtari se don tregtarin

Se i duket se prish pazarin!

Shpatullat e trimit

Nuk bien kuurrë

        në krahët e pikëllimit!

 

Ø –Shtëpia me shkallë të ngurta

Si mendja me fjalë të urta!

 

Ø -Shpirti pa vrere

Si trandafili pa ere!

 

 

 

Ø 10-Shpirti i ngrohtë,syri pa lot!

Dhurata më e bukur në botë!

 

 

Ø –Të katër gjymtyrët m’i shkul

Vec në zemër mos mu ngul!

 

Ø -Tek të diturit koka bije në dhe

     Dhe qielli me dritë tek yjet e ngre,

        Të mirin vlerat e kanë pushtuar

      Të ligun të mirat e kanë gëzuar!

 

Ø -Të falenderoj o mik

     Të vlersoj si ciflik

         Se këto janë fjalë të urta

Me lehtësi ngjis shkallët e ngurta!>

 

Ø -Të falësh hajdutin shumë gabon

            Se vjedhjen ai kurrë se harron!

 

Ø –Të ligun luftoje si trim

              Shokun ruaje

          Prej tij s’ke shqetësim!

 

Ø –Të daj pasurinë i takon Babaijt

Që të mos i versulet vëlla vëllait!

 

Ø -Të përqeshësh shokun je budalla

Ø Se nesër me ty do bëj Ha ha ha!

 

Ø -Ti lodhesh se fle në dyshek

         Unë i etur shkoi në bibliotekë!

 

Ø -Tani plak ,dje i ri

Ø Jetova për të qënë i ri!

 

Ø -Të keqes i dil acik

Vetëm shpirti heroik!

 

 

Ø =Uji lag fytin

  Edukimi ngul vyrtytin!

 

Ø -Varrin e babait kishte vite pa e parë

Mbi varr kish ndyrë një zagar

Kishte mbirë një bostan në atë vend

           Djali erdhi nder mendkur e pa ai tha:

Ø Për mua e rrite or Baba!?..

Ø Vëlla-fjala që të bën pasha

Ø Dritë dielli dritë hane

Ø Gjak e mish i një nane!?..

 

Ø -Vonë po shkove në pazar

          -Nuk do dhesh as mall as kandar!

 

Ø -Vuajtaj fundi i një humnere

       Gëzimi celja e një dere!

 

Ø –Zemrimi dhe zhgënjimi

         thyen zemrën e një trimi!

 

Ø –Zemra valë prushi

          Lotet kokrra rrushi

           Mirësia e përligjur

              Largon bimën e fëlliqur!

 

Ø -Zgjuarsia njeriun e bën madhështor

          Sic bën lartësia malin Tomorr!

 

Ø -Zoti krijoi njerinë

Apo njeriu  krijoi perendinë!

Postimet e fundit !