PROPAGANDA ANTISHQIPTARE ME “GJUHËN E ZOTIT”!
Rrjetet sociale dhe televizionet (private e publike), sepse gazeta të shkruara (shtypura) në letër s’kemi më në Prishtinë, vazhdojnë ta bombardojnë, helmojnë, dhunojnë e terrorizojnë njeriun tonë, shoqërinë shqiptare me propagandë fetare si asnjëherë më parë ! Ndotja intensive e mjedisit tonë kombëtar, kulturor e shpirtëror behet edhe nga predikimet me altoparlant në faltore gjate gjithë dîtes së lume!! Klerike të shkolluar ne vende dhe shkolla të huaja predikojne, propagandojne dhe bejne fushate të orkestruar për t’i bindur (mashtruar) shqiptarët besimtarë se gjuha arabe është “gjuhë e zotit”!!?? Të njejten gjë bente dhe po bene kisha ortodokse dhe kleri i saj për gjuhën greke si “gjuhë e zotit”!!?? Me kete propagandë fetare-helmuese është sherbyer edhe kisha ortodokse sllave për t’i sllavizuar shqiptarët !!??
Qellimi themelor dhe i fundit: shkaterrimi i qenies shqiptare, vrasja dhe varrosja e gjuhës shqipe, e shpirtit dhe e kulturës shqiptare ! Religjioni ishte armë mjaft efikase edhe gjate pushtimit pese shekullor otoman për vrasjen dhe shkaterrimin e qenies, identitetit shqiptar… Për të njejtin qellim u ndertua edhe xhamia në Tiranë, po ndertohet ne Prishtine dhe janë ndertuar mijëra tjera në tokën e shqipeve !!… Gënjeshtarë, mashtrues të pacipë… Edhe në kuran thuhet qartë dhe pa ekuivoke që “kuranin po ua dërgoj në një gjuhë të thjeshtë arabe për ta kuptuar më mirë e më lehtë populli arab”… Për shqiptarët (ilirët), sikur për shumë popuj tjerë, Muhameti as nuk ka ditë që ekzistojnë… Gjithë kurani është tregim i përsëritur dhe i përshtatur i biblës… Histori arabesh e çifutesh, rregulla morale (kanun) për menyren e jeteses së asaj kohe dhe për marredheniet midis njerëzve, midis gjinive…, bashkim i fiseve arabe rreth një zoti, zotit që kishte fisi i Muhametit (allahut), perdorimi i karrotes dhe i kerbaçit (parajsa dhe ferri) për t’i bindur dhe nënshtruar e bashkuar fiset arabe rreth një zoti, etj. histori (perralla) të lexuara edhe ne bibel… Pra, krishterimi dhe islami ne thelb janë e njëjta fe: besimi në një zot, profetet e njëjte, histori ose tregime të njejta, praktika dhe faltore të të njejtit karakter e qellim, ideologji ne sherbim të shtetit e pushtetit, në sherbim të klasave sunduese e shfrytezuese, ideologji obskurantiste, reaksionare dhe primitive për t’i genjyer, bindur dhe shfrytezuar shtresat e varfera dhe popujt e vegjel, ideologji religjioze që perhapin, nxisin dhe mbjellin urrejtjen, konfliktet dhe lufterat midis vendeve e popujve për interesa të të fortëve, të mdhenjve… Prandaj, derdhen fonde, u krijohen të gjitha kushtet dhe hapesira e duhur, ngriten tempuj, fuqizohet dhe mbeshtetet struktura dhe hierarkia klerikale, etj.
Shoqëria shqiptare, elitat e saj (institucionet shtetërore, kulturore dhe arsimore), nuk duhet të vonohen në trajtimin, “disiplinimin” e këtij fenomeni dhe në trajtimin, frenimin e kercenimit dhe rrezikshmerise që paraqesin ideologjite religjioze dhe, sidomos perdorimi i tyre kundër gjuhës, kulturës, shpirtit dhe qenies sonë kombëtare… Është e dokumentuar se gjuhë e njohur e perëndive (zotave) ka qenë gjuha jonë, e bukura GJUHA SHQIPE…
add a comment