Histori

Shpresa Ruci: 77 – vjetori i Kongresit të Permetit

Me 24 Maj 1944 u mbajt Kongresi Historik ne qytetin e lire te Permetit, i çliruar nga forcat partizane.cNe kete Kongres kishin ardhur delegate te popullit shqiptare, te zgjedhur ne menyre demokratike nga te gjitha anet e Shqiperise, nga zonat e cliruara dhe te okupuara. Kongresi zgjodhi Keshillin Antifashist Nac-Çl (KANC) si trupin me te larte legjislativ dhe ekzekutiv ne Shqiperi. Keshilli Antifashist Nac-Çl i zgjedhur ne Permet ishte kuvendi i pare popullor i Shqiperise. Kongresi ngarkoi (KANÇ) in te formonte Komitetin Antifashist Nac-Çl me atributet e qeverise se perkoheshme demokratike popullore. Komiteti Antifashist Nac-Çl, i cili u pranua ne Kongres, ishte qeveria e pare demokratike popullore e Shqiperise. Kryetar i Komitetit u emerua Enver Hoxha. Kongresi i Permetit caktoi vijen politike dhe ate te luftes ne rrethanat e reja historike per te forcuar edhe me shume luften per te zgjeruar sukseset e levizjes Nac-Çl. Kongresi i Permetit, qe perfaqesonte vullnetin sovran te popullit tone, krijoi keshtu organet legjislative dhe ekzekutive te shtetit tone te ri qe po ngrihej me lufte dhe me gjak mbi germadhat e nje shteti te vjeter feudal e borgjez. Me lufte populli yne e çliroi Shqipërinë londineze dhe e permbysi regjimin e vjeter dhe ne lufte ai vendosi regjimin e ri te popullit. Keshillat Nac -Çl u ben format e qeverisjes ne te gjithe vendin. Kongresi i Permetit hartoi dhe nje rezolucion ku ne vendimet e tij historike thuhej: “Te ndertohet Shqiperia e re demokratike popullore sipas vullnetit te popullit, qe sot e shpreh solemnisht ne Keshillin Antifashist Nac-Çl,i cili eshte me te vertete nje pushtet popullor i dale nga lufta Nac-Çl qe po ben populli shqiptar”. Kongresi u dha grushtin e vdekjes qeverive kuislinge te brendshme dhe tentativave te reaksionit anglo – amerikan, qe kerkonin te krijonin qeverira reaksionare brenda dhe jashte vendit tone, per t’i rrembyer popullit nga duart fitoret. Te gjitha keto orvatje Kongresi i Permetit i fshiu. Kongresi i Permetit njekohesisht ndaloi hyrjen e Zogut ne Shqiperi. Ne deklaraten e Kongresit te Permetit ne piken e dyte dhe te trete thuhesh: 1)- I ndalohet Zogut hyrja ne Shqiperi me qene se çeshtja e regjimit do te vendoset nga populli me vullnetin e tij te lire, te cilin e perfaqeson vetem Keshilli Antfashist Nac-Cl .2)- Te mos njihet asnje qeveri tjeter qe mund te formohet brenda ose jashte Shqiperise kundra vullnetit te lire te popullit shqiptare, te cilin e perfaqeson vetem Keshilli Antifashist Nac-Çl .3)- Zhdukja e te gjitha koncesioneve te huaja, marveshjeve, lidhjeve ekonomike dhe politike, qe kishte bere qeveria e Zogut, ne dem te popullit dhe te mos pranohej asnje marveshje, asnje lidhje nderkombetare qe mund te lidhnin jashte apo brenda Shqiperise klikat reaksionare. Kongresi i Permetit njekohesisht emeroi si Komandant te pergjithshem Enver Hoxhen. Kongresi i Permetit shenoi nje nga sukseset me te medha te Levizjes, sepse u be tribuna ku per here te pare ne Shqiperi u shfaqen lirisht mendimet dhe deshirat e popullit, ku u moren vendime me rendesi historike per fatin e Atdheut tone, per zhvillimin e luftes dhe per krijimin e nje te ardhmeje te sigurte drejt progresit shoqeror! Lavdi Kongresit Historik te Permetit!

Postimet e fundit !