Portreti/intervista

Organizata Dëshmorëve: Luigj Gurakuqi emër i shquar i gjuhës shqipe, shkollës dhe Pavarësisë së Shqipërisë

Luigj Gurakuqi një nga veprimtarët që shkruan histori në fund të Rilindjes Kombëtare, në shpalljen e pavarësisë dhe më pas, deri në fund të jetës.
I lindur në Shkodër më 19 shkurt 1879, i mësuar dhe edukuar kryesisht nga babai i tij, me rritjen e moshës ai mendonte dhe rrugët për të cilat kishte nevojë zgjidhja e çështjes së atdheut.
Në veprimtarinë e tij, një nga nevojat më të rëndësishme për kohën, ishte çështja e gjuhës shqipe, legjitimiteti i saj, mësimi, shkrimi, ku për këtë duhej patjetër edhe alfabeti i njesuar i saj.
Në këto përpjekje, me atdhetarë të tjerë dhe shoqëritë atdhetare, arritën të organizojnë Kongresin e Manastirit, nga i cili mori udhë drejtimi i shkruar i gjuhës sonë.
Për më tej, në 2-9 shtator 1909, organizuan në Elbasan Kongresin e Gjuhës Shqipe, nga i cili doli vendimi për ngritjen e shkollës Normale, e cila nisi rrugëtimin më 1 dhjetor po 1909, dhe drejtor i parë i saj, ishte atdhetari Luigj Gurakuqi.
Në fjalën e tij, në ditën e hapjes së Normales, nga fjala e tij citojmë: Elbasani sikundre asht mezi i Shqipnies landore, ashtu do të jete edhe mezi i Shqipnies mendore…
Ketu Toska me Gegen do te ndreten, do te pernjeshmohen…
…Ketu gjuha shqype do te marre nji trajte e nji fytyre te perbashkme…
Kendej do te dalin shqyptare, vetem shqyptare… (1 dhjetor 1909).
Luigj Gurakuqi vritet pabesisht nga dora e shitur e tradhtisë, më 2 mars 1925.
Luigj Gurakuqi ka qenë dhe do të mbetet një nga figurat e shquara kombëtare, që janë shembulli i atdhetarisë që frymëzojnë çdo atdhetar të ndershëm në rrethanat historike që thërret koha.