Shqipëria/Aktualitet

Naser Kuka: Nuk mund të krahasohen me Bacë Demaçin ata që ishin në anën e gabuar të historisë

Krahasimi i Adem Demaçit me Ibrahim Rugovën, sa i pavërtetë poaq i turpshëm, jo real dhe anti historikë.
Këto dy personalitete i takojnë të njejtës epokë por nuk i përkasin të njejtës histori, të njejtës shkollë dhe të njejtës rrugë jetësore. Përderisa i pari (Adem Demaçi) zgjodhi rrugën e sakrificës jetësore: për atdhe, për çlirimin e Kosovës dhe viseve shqiptare nën ish Jugosllavi dhe bashkimin e tyre me nënën Shqipëri, Ibrahim Rugova u rreshtua në partinë e satrapit Tito dhe i shërbeu ati regjimi, padyshim kolonial dhe anti shqiptar, deri në rënien e federatës jugosllave por edhe pas saj…
Adem Demaçi është shkollë jetësore e atdhedashurisë, qëndresës dhe sakrificës sublime: për Shqipërinë e shqiptarëve – Shqipërinë Natyrale!