Lëvizja\UÇK

Arbërie Demaçi: I përjetëshëm kujtimi dhe nderimi për Bacë Ademin e qëndresës shqiptare!

Jetën e deshe shumë, por më shumë e deshe Atdheun, kombin, flamurin kuq e zi dhe bashkimin kombëtar. Madje, edhe atëherë, kur sëmundja ta kishte vështirësuar artikulimin e fjalëve, Ti asnjëherë nuk reshte së përmenduri Nënën Shqipëri.
Do të jesh dhe do të mbetesh shembull brez pas brezi se si duhet Atdheu me vepra e jo me fjalë. I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për veprimtarinë, qëndresën, luftën, sakrificën dhe krijimtarinë tënde të pashembulltë!