Lëvizja\UÇK

Xhevat Zekaj: Pllakë përkujtimore për shqiptarin, veprimtarin e LPK – së dhe luftëtarin e UÇK – së, Qazim Zekaj

Më 25 korrik 2021, në fshatin Mojstir të Istogut OVL e UÇK-së, Dega në Drenas, bëri zbulimin e Pllakës Memoriale kushtuar atdhetarit, luftëtarit dhe invalidit të UÇK-së, Qazim Zekaj.
Dega e OVL-së së UÇK-së në Drenas, me kryetar Enver Hajdari duke qenë organizatore e kësaj ngjarje e bën madhështore këtë ditë të shënuar kushtuar atdhetarit e veprimtarit të devotshem të LPK-së e UÇK-së, Qazim Zekaj dhe të gjithë atdhetareve e veprimtarve të cilët për lirinë e trojeve tona nuk kursyen asgjë.
Kryetari i OVL-së së UÇK-së, dega në Drenas, Enver Hajdari, në emër të organizatës, ndau një mirënjohje , pas vdekjes, për veteranin e UÇK-së Qazim Zekaj.
Madhështore këtë ngjarje e bën pjesëmarrësit të cilët ishin të shumte e që ishin bashkëveprimtarët e ilegales e të luftës, me të cilët baci Qazë veproi e luftoi për lirinë e Kosovës.

Me pjesëmarrjen e tyre, veprën kombëtare te bacit Qazë e nderuan veprimtari e luftëtari i UÇK-së, Komandati i Brigadës ,,113 Mujë Krasniqi” Hysni Shabani ushtar i te ciles ishte Qazim Zekaj, veprimtari i OMLK-se e LPK-së Komandati Sadik Halitjaha,

 

veprimtaret e luftetaret Xhavit Jashari kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmoreve të UÇK, Gani Krasniqi, Hilmi Shala, Naser Morina-Bardheci, Musë Dervishaj, Jashar Alijaj, Nezir Myrtaj, Agim Sylejmani, Shaqir Gashi, Adem Gashi, Sefer Muzlijaj,Mustafë Alimusaj, Qamil Qadraku,veprimtari i vjeter i ilegales Ismet Gash nga Krusha e Madhe, Naim Kastrati , Smajl Dreshaj , Xhavit Vata, Shyqeri Gashi, Dervish Qadraku, Skender Vardari, Muhamet Hasanaj, Idriz Blakaj, Halil Jahaj, Ismet Sylejmani, Ramiz Dakaj, Fetah Bytyqi, Nuhi Dakaj, Ramiz Arifi, Saqip Zymberi, Faik Jonuzi, Sejdullah Kadriu, Sali Malaj, Ismet Avdyli, Avdyl Avdylaj, Qerim Rexhaj, Vehbi Fetahaj,Brahim Fetahaj, Mustafe Lajqi, Ahmet Rexhaj, Agron Gervalla, Bajram Binaku, Salih Luka, Xhemë Ismajlaj, Skender Blakaj, Agron Gervalla, Vehbi Abdullahaj, Mustafë Kelmendi, Sali Kelmendi, Adem Kelmendi, Osmon Kelmendi, Daut Kelmendi, Afrim Zeqiraj, Idriz Dakaj gjithashtu në këtë manifistim morën pjesë edhe veprimtarët e çështjes kombëtare dhe të UÇK-së në Maqedoni, Fixheri Asipi, Isak Bajrami dhe Baki Imeri nga Tetova

Pjesëmarres ishte edhe Kryetari i Degës së OVL në Istog, Halil Blakaj e shumë te tjerë !
Karakteristikë e manifestimit të 25 Korrikut 2021 në Mojstir, në nderim të veteranit militant të Atdheut e veteranit të UÇK-së Qazim Zekaj ishte se pjesëmarresit ishin shokë e veprimtarë të cilët për dyzet e më shumë vite ishin bartës të veprimtarsë çlirimtare të Kosovës me Vise, të cilët vepruan kundër Jugosllavisë titiste e kundër Serbisë fashiste.
Në veçanti dua të përmend studenten e shkëlqyer Ejona Qerim Rexhaj e cila prezentoi dhe udhëhoqi manifestimin në Mojstir në menyrë profesionale dhe artistike.
Po ashtu dua të shpreh mirënjohje për Butrint Sefer Muzlijaj, arkitekt, për projektimin dhe vuarjen në jetë të këtij monumenti shumë domethënës.
Unë në emer të familjes shpreh nderim e respekt për kryesinë e OVL-së të UÇK-së Dega ne Drenas për organizimin si dhe për pjesëmarrjen në këtë manifestim të gjithë veprimtarve te devotshem të çështjes kombetare, të cilët me angazhimin e tyre e bën madhështore këtë ngjarje, e cila ishte e rrallë në këto vite për nga mënyra e organizimit dhe pjesëmarrësve !
Lavdi të gjithë Heronjëve dhe Dëshmorëve të Atdheut!
Me nderime!
Më 26.07.2021 në Mojstir të Istogut

Postimet e fundit !