Shqipëria/Aktualitet

Kryeministri Kurti: Dialogu është rruga e vetme që të gjendet një zgjidhje!

A po terhiqet Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij?!

Pse, kush e ka mohuar dialogun? Kosova (“paria” e saj) ka njezet vite qe ka dialoguar naten e diten, hapur e fshehur me Serbine qe “te gjendet nje zgjidhje”!! Dhe nje zgjidhje e shume zgjidhje jane gjetur gjithmone ne dem te Kosoves shqiptare! Qe nga mohimi i qenies shqiptare te Kosoves, krijimi i enklavave serbe, me vone komuna serbe, kisha ortodokse serbe – eksterritorialiteti(!), monumentet serbe dhe mbrojtja e tyre, ndarja e Mitrovices shqiptare, zaptimi dhe kontrollimi i Veriut te Kosoves nga Serbia dhe mercenaret e saj, mohimi i flamurit te Kosoves – flamurit kuqezi, mosgjetja e te vrareve, te masakruarve (te zhdukurve) nga Serbia pushtuese, mos kompensimi i miliarda dollareve deme te shkaktuara nga barbaria serbe, etj. Te gjitha keto, plus “zajednica”, i “fitoi” Kosova shqiptare nga dialogu me Serbine dhe BE -ne dhe qendrat tjera te vendosjes!! A thua cila qenka “fitorja” e radhes per Kosoven tone?!! Ç’do te thote “qetesim i situates”? Terheqja e policise dhe lenia e “livadhit” bandave kriminale te Serbise?!! Apo pazari i ri me Serbine per koncesione te reja: ndoshta edhe krijimi i “zajednices”?!! Çfare duhet te kuptojne shqiptaret nga “konstatimi” i Kryeministrit te Republikes se Kosoves: “”Dialogu eshte rruga e vetme qe te gjendet nje zgjidhje”!! “…te gejndet nje zgjidhje”?!! A do te thote kjo se do te kemi nje çfaredo zgjidhje!? Dhe, per fund: A do te thote kjo se gjithe ky “tension”, qe gjeti perkrahjen e mbare kombit, paska qene sa per t’u rikthyer ne dialog dhe sa per te gjetur nje çfaredo zgjidhje”?!

Presim qe Qeveria e Republikes se Kosoves dhe personalisht Kryeministri te jete i paluhatshem ne mbrojtjen e pavaresise, sovranitetit, integritetit dhe te drejtes fundamentale te çdo shteti per ta kontrolluar dhe administruar territorin dhe kufijte e tij… Kjo eshte “nje zgjidhje” dhe s’duhet te kete tjeter! Kur ta kete Kosova kete zgjidhje mund te bisedoje per te “gjetur edhe nje zgjidhje”!… (Xh. Gjini)

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po thotë se ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrellin dhe Sekretarin e Pergjithshem të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me zhvillimet në Veri të Kosovës.

Kurti ka thënë se është dakorduar për qetësim të situatës teksa ka shtuar se dialogu është rruga e vetme për të gjetur një zgjidhje.

Pata një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrellin dhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg. Aty diskutuam për sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë si dhe nevojën për shtensionim të situatës në Veri të Kosovës. Dialogu është rruga e vetme që të gjendet një zgjidhje”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.