Kulturë\Letërsi

Jon Gjini: Gratë shqiptare përmes pikturës

Gratë shqiptare rikujtohen rrallëherë në historinë e vendit tonë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk kemi patur gra edhe për histori. Edhe pse një “vend i vogël”, ne kemi nxjerrë nga djepi jonë gra të forta, guximtare, inteligjente dhe mbi të gjitha të pamposhtura pavarësisht rrethanave. Këto gra i gjeni të pikturuara me mjeshteri te rralle nga artistja Saranda Xhemajli.

Duke filluar nga Elena Gjika (ose me emrin e lapsit, Dora Distria) eseiste, poete, politikane dhe intelektuale të kohës së tyre, që edhe sot mbeten një referencë. Duke kaluar te motrat Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, të cilat jo vetëm nuk duhen harruar, por duhet të nderohen motrat Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, që hapën shkollën e parë shqipe të vashave më 1892 në një kohë dhe rrethana kur gjuha shqipe dhe qenia shqiptare mohohej e luftohej me të gjitha mënyrat e mjetet që kishin Porta e Lartë dhe kisha greke.

Le të mos harrojmë, natyrisht, sot të gjitha gratë e tjera që bëjnë krenarinë tonë kombëtare: nënë Tereza (nobeliste për paqen), Shote Galica, simbol i heroizmit e trimërisë, e cila u vesh si burrë, ngjeshi armët e Azem Galicës, bashkëshortit, dhe luftoi kundër të huajve.

Të gjitha këto fjalë, për të kujtuar rolin e rëndësishëm të grave në jetën politike, shoqërore dhe kulturore të Shqipërisë. Të gjitha këto fjalë, për të arritur në një përfundim, gratë shqiptare sot janë, për shkak të roleve të tyre shoqërore, politike dhe kulturore në histori, gra të botës.

Do ta përfundoj shkrimin me një thënie të Mary Higgins Clark :

“Unë shkruaj për gratë që kanë gjetur forcën për të kapërcyer vështirësitë e tyre. Ato nuk shpëtohen nga një princ mbi një kalë të bardhë. Në këtë kuptim, unë shkruaj pak edhe për veten time.”

Sot, me këtë logjikë, duhet të hec përpara femra shqiptare, duhet të mos mbetet në këtë logjikën e prapambetur të femrës që duhet të pres princin e saj mbi kalë të bardhë… Koha ka ndryshuar, jo vetëm për Shqipërinë (ishte edhe më herët shumë e avancuar për drejtat e femrave) por edhe për shumë vende tjera. Gratë shqiptare duhet të bëhet kalorëse dhe jo të presin kalorësin.

Gjithë këtë shkrim për një pikturë, një pikturë fol shumë, dhe kjo ende ka për të folur…

Piktura nga Saranda Xhemajli në ekspozitën “gratë shqiptare” në Viti.