Shqipëria/Aktualitet

Gjendje kritike nga zjarret në Maqedoninë tonë

Tymi dhe flakët e zjarrit kanë përfshi e po shkrumbojnë dhe malet në Maqedoninë tonë. Flakët e zjarrit këto dy ditë i ka ndihmuar edhe era që ka fry. Puna e zjarrfikësve dhe forcave tjera është vështirësuar në këto kushte. Zjarre ka edhe në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës… Dëmet janë të mëdha! Republikat e Shqipërisë nuk kanë marrë masat e duhura dhe nuk i kanë siguruar pajisjet e kohës për fikjen e zjarreve, që janë edhe rezultat i pakujdesisë ose “dëshirës” së njeriut!! Shpresa më e madhe te rënia e shiut…

Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarret, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije këtë të enjte se ka gati vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e shtetit, është marrë për shkak të rritjes së paraqitjes së zjarreve dhe parandalimit të tyre.

Mediat vendase bëjnë me dije se anëtarët e qeverisë pohojnë se për këtë vendim do të njoftohen edhe kryetari i shtetit dhe Kuvendi.

Gjithashtu theksojnë se presidentit të shtetit i është propozuar të vendosë për pjesëmarrjen e një pjese të armatës, në menaxhimin me gjendjen e krizës.

Po ashtu, Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza është urdhëruar të fillojë menjëherë përgatitjet e planit aksionar për parandalimin dhe manaxhimin me zjarret.

Ndryshe, pas përhapjes së zjarreve, Sllovenia, Serbia dhe Bullgaria e kanë ndihmuar Maqedoninë për menaxhimin e situatës me zjarret në vend.