BEL04 - 19990401 - BELGRADE, YUGOSLAVIA: (FILE) File photo of former Yugoslav president Slobodan Milosevic (L) talking with Kosovo Albanian leader Ibrahim Rugova (R) in Belgrade, 01 April, 1999. Rugova clashed Friday 03 May with his nemesis Slobodan Milosevic at the UN war crimes tribunal accusing the former Yugoslav president of massacres against ethic Albanians in Kosovo. EPA PHOTO EPA FILES / STR
Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi Sllovia

Mashtrimi me Marrëveshjen e Shën Exhidios
Ismail Gashi Sllovia

Me ndjenjën e arsimdashësit, populli denjësisht u dëshmua se aty ku jeton jetën e përditshme familjare në okupim nga dhuna serbe, po atë hapësirë jetësore e liron për krijimin e hapësirës shkollore të fëmijëve të vet. Në këto vite robërie e ndjekjeje nga dhuna serbe, ndiqej nxënësi të cilit polici serb, nga urrejtja jashtë çdo norme njerëzore e ligjore, ia ndalte rrugën për të shkuar në shkollë.

    Nuk ngeli rrugë tjetër përveç organizimit të mëvetësishëm të shkollës shqipe. Kjo nuk ishte vetëm padëgjueshmëri shtetërore, por edhe rezistencë ndaj rrezikimit diskriminiminues të organizuar e të zyrtarizuar të shtetit serbë, këtij organizimi nuk duhet ti thuhet organizim për veprim paralel të shkollës, ose shkollim paralel, apo shkollë private siç mendonin ta injoronin organet okupuese serbe. Ky ishte një organizim i madh i shkollës së mëvetësishme i panjohur deri atëherë në praktikën shkollore të ndonjë vendi apo që ka ndodhur kaq me sakrificë e vendosmëri në ndonjë kohë tjetër. Ky ishte një mobilizim gjithëpopullor shqiptarë në Kosovë, për të mbajtur në këmbë vazhdimësinë e shkollës shqipe. Për këtë u mobilizuan gjithë prindërit, mësuesit, nxënësit e studentët. Vetëm në këtë kohë jo vetëm për ne, por edhe për botën që vështronte me habit, si shqiptarët e Kosovës edhe në rrethana të tilla okupimi po organizojnë vazhdimësinë e shkollës së tyre dhe po mbajnë në jetë mësimin në shtëpi-shkolla. Me ndjenjën e arsimdashësit,  populli denjësisht u dëshmua se aty ku jeton jetën e përditshme familjare në okupim nga dhuna serbe, po atë hapësirë jetësore e liron për krijimin e hapësirë shkollore dhe shkollën e fëmijëve të vet. Në këto vite robërie e ndjekjeje nga dhuna serbe, ndiqej nxënësi të cilit polici serbë nga urrejtja jashtë çdo norme njerëzore e ligjore ia ndalte rrugën për të shkuar në shkollë, barbarisht ia shkruante librin e fletoren e ia thyente lapsin që mos të shkruajë shqip. Shkurt ia zinte pritën dhe i ndalte rrugën e diturisë që mos të arrijnë në shkollë. Kështu, e pengonte mos të dëgjojë leksione mësimore, mos të përjetojë ngrohtësinë gjuhës shqipe, e mos të rritet me shpresën e ardhmërisë pozitive kombëtare. Terrori i dhunës serbe për çdo ditë e në çdo hapësirë ndiqte, ndalte e kërcënonte mësuesin shqiptarë. E përcillte kah shkonte, ia prente rrugën e mësojtorës e pengonte të arrijë ku e prisnin nxënësit, e ndalte, e fyente, e shante, e rrihte, e arrestonte dhe e burgoste në kazamatet serbe, në lagështinë e errësirës dh errësirës së burgut, mësuesi shqiptarë izolohej nga nxënësit, torturohej, zbehej e sëmurej.

Rezistenca e shkollës shqipe dhe ndërkombëtarizimi i padrejtësisë  kombëtare e njerëzore.

Dhuna e sistemit shtetëror serbë, hulumtonte, cila shtëpi ka nxënës brenda e cila dhoma i bërë mësojtore. Humumtonte, Ku janë Pandeli Sotirat, Papa Kristo Negovanat e finiksët e panumërt të shqiptarëve të fundshekullit 20-të

   Por, ai qëndronte si rrap i vjetër dhe ushqehej me krenarinë e dinjitetit kombëtar. Me ditë, muaj e vjet, mësuesit shqiptarë shteti serbë mundohej t’ia ndalonte punën me nxënës, t’ia ndalonin përdorimin e shkronjës, e mallkonin për librin, mos të dëgjojë këngën dhe mos të orientojë e shpjegojë nxënësve të kaluarën historike te trevave etnike shqiptare e shtrirjen e gjuhës shqipe. Dhuna e sistemit shtetëror serbe, hulumtonte, cila shtëpi ka nxënës brenda e cila dhomë shtëpie është bërë mësojtore, ku janë Pandili Sotirat, Papa Kristo Nevoganët e feniksët e panumërt të shqiptarëve të fundshekullit 20-të. Kush janë ata Diamandët Terpot e shumët që lëshojnë shtëpitë për shkolla, që sakrifikojnë pasuritë e tyre jetësore për dituritë e fëmijëve të popullit të tyre. Kush janë ata, që pjesën e bukës e ndajnë me mësuesit e fëmijëve të tyre, vetëm që mësuesin ta kenë  në mësojtore me fëmijët e tyre. Kush janë ata që çuditërisht rezistojnë pa pushkë e top, e duar thatë dalin para lubisë serbe, kur çdo ditë e çdo kohë kërkohen për zhdukje nga hienat serbe. Kush janë ata që punojnë si bleta e vjelin nektar diturie për fatosat e yllkat e ardhmërisë shqiptare. Kush janë ata që grumbullojnë vlera e ndërtojnë hojet e popullit. Kush janë ata që mbjellin fruta të qëndrueshmërisë shekullore për ardhmërinë e popullit të ndjekur shqiptarë e tokës së djegur të Kosovës. 

                                Mashtrimet nga Marrëveshja e 2 shtatorit 1996

          Dëbimi me dhunë i nxënësve e studentëve shqiptarë nga lokalet mësimore, rezistenca e shkollës shqipe, ndërkombëtarizimi i kësaj padrejtësie elementare kombëtare e njerëzore, i shkaktoi Serbisë shumë probleme politike në qendrat ndërkombëtare të vendosjes. Në anën tjetër politika paqësore shqiptare ishte vonuar e përgjumur në shkallë të lartë. Andaj, kërkohej një veprim politikë që nxjerr përfitime të dyanshme. Nga kjo filozofi politike me ndërmjetësimin e Shën Exhidios, doli Marrëveshja për lirimin e objekteve shkollore e 2 shtatorit 1996 e nënshkruar nga Milosheviq, president i shtetit serbë dhe Presidentit të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, nënshkrimi i të cilit në këtë Marrëveshje doli vetëm emër qytetari, pa asnjë epitet  pozicional politik e shtetëror. Praktikisht, kjo Marrëveshje e nënshkruar kështu, dëshmonte se ishte arritur për ndonjë leverdi të pozicioneve politike të palëve nënshkruese. Por,  kjo për këtë qellim, i shërbente vetëm Miloshit, nëse nënshkruesit e kësaj Marrëveshjeje dëshmojnë fare palë nënshkruese. Pas shumë takimeve dhe bisedave mes grupeve shqiptare e serbe lidhur me Marrëveshjen. e cila nga shqiptarët merrej me shumë seriozitet të mashtruar, sepse pala shqiptare nuk shihte opsion tjetër për kthim në objektet shkollore. Nga propozimet e palës serbe. Në fillim të vitit 1998 doli edhe Anex Marrëveshja e 3+3. për ndarjen e objekteve shkollore, sipas Marrëveshjes së shtatorit 1996, ishin jo proporcionale dhe jashtë mbështetjes në dokumentin e Marrëveshjes së 1996. Pala shqiptare ishte në këtë përbërje: Fehmi Agani, kryetar, Abdyl Ramaj dhe Rexhep Osmani anëtar. Nga dialogu me palën serbe treshja shqiptare na dorëzuan KKA-së në Lypjan propozimin serb për ndarjen e hapësirës shkollore në trevën komunale të kësaj komuneje. Serbet qëllimisht bënin akrobacione politike vetëm sa për të thënë se janë për dialog dhe marrëveshje, por realisht ata kushtëzonin diç të pazgjidhshme e jo të natyrshme për marrëveshje. Serbët propozuan ndarjen hapësinore mësimore për rrjetin e shkollave të okupuara për Lypjan, ata kishin kërkesa të papranueshme karshi numrit aktual të nxënësve. Propozimi serb ishte ekstrem e pa mbështjeje në marrëveshjen e 2 shtatorit 1996 dhe të anex marrëveshjes të 1998.

 Versioni i propozimit serbë që për nxënës shqiptar të shkollës së mesme e fillore të lirohet objekti i okupuar i shkollës fillore “V. Aksiq” në Lypjan me gjitha paralelet e saja në Grackë e Lepi.  Për nxënës shqiptarë në Janjevë të lirohet  objekti i ri i pakryer, dhe objekti i shkollës në Vrellë të Magurës. Në përgjigje KKA i Lypjanit dha tri versione propozimesh për 3+3. 

Versioni i parë Objektet shkollore të lirohen ashtu siç kanë qenë para dëbimit tonë nga objektet shkollore. Shkolla fillore serbe “V.Aksiq” në Lypjan, para dreke të liron 7 mësojtore të okupuara në katin e dytë dhe 4 sosh në shkollën e vjetër, ashtu siç kanë qenë të lirohen objektet e okupuara shkollore në Grackë të vjetër dhe Lepi. Në Janjevë ashtu siç i kemi pasur, Magura tërësisht të lirohet lokali shkollore në Vrellë të Magurës. Kurse në shkollën e Mesme “Ulpiana” të lirohen 39 mësojtore që mbahen për  22 paralele serbe. Andaj 17 paralele shqiptare duhet të jenë paradreke dhe të gjitha 39-tat mbasdreke. Në 55 mësojtore të përfshihen 1447 nxënës me 31 paralele dhe 12 paralele ekonomi-bujqësore e 12 të tjera të drejtimeve teknike. Kështu do përmbyllej me 17 paralele shqipe paradreke e 38 pasdreke.

Versioni i dytë. Në shkollën fillore të qytetit në Lypjan, të lirohet kati i dytë me 10 mësojtore me hyrje të posaçme dhe kthinat përcjellëse dhe objekti i vjetër, tash i papërdorur. Oborri ka mundësi ndarjeje ose të shfrytëzohet i përbashkët si edhe salla për edukatë Fizike. Shkolla e mesme “Ulpiana”. Objektet e uzurpuara kanë tri hyrje. Hyrja kryesore të jetë për nxënës serbë me 11 mësojtore të atij kompleti që shfrytëzohet para e pas dreke, meqë serbët kanë vetëm 22 paralele nxënësish. Gjithë pjesa tjetër në të dyja ndërrim të shfrytëzohet për mësim në gjuhën shqipe. Hyrja D. dhe pjesa e re e ndërtesës, gjegjësisht, hapësirat e punëtorive dhe ambienti shkollor të jenë të përbashkëta. Punëtoritë e kabinetet të shfrytëzohen në mbështetje të Marrëveshjes mes drejtorive të shkollave duke respektuar kriteret e Marrëveshjes kryesore të 1996.

Versioni i tretë. Të ndahen objektet komplete, Shkolla e mesme komplet për mësim në gjuhën shqipe, ku do të mësonin nxënësit shqiptarë të shkollës fillore “V.Frashëri” dhe nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana”. Ndërsa objekti i shkollës fillore në Lypjan të jetë komplet për nxënësit serbë të shkollës fillore “V.Aksiq” dhe nxënësit serbë të shkollës së mesme. Kështu përafërsisht i përgjigjet edhe struktura aktuale etnike e nxënësve dhe përmbushet nevoja e të dyja palëve.

      Ashtu edhe siç ishte firmosur kjo Marrëveshja përfundoi edhe jetësimi i saj. Në trevën komunale të Lypjanit, nuk u lirua asnjë objekt dhe as njësi nga rrjeti i objekteve shkollore. Kjo Marrëveshje përfundoi vetëm me hutimin politik të nënshkruesve të saj.

                                    Dhuna serbe në shkollën shqipe gjatë ofanzivave 1998 e 1999

Fillimviti 1998 paralajmëroi se pranvera, vera dhe gjithë ky vit do të jetë me rreziqe e  sakrifica. Ndodhën sulmet në zonat e luftës të kontrolluara nga UÇK-ja.

  Një ndarje ushtarake e joushtarake kishte edhe treva komunale e Lypjanit, Që nga Magura, ku ishte vendosur mbishkrimi “Neprijatelska Zona”, e gjithë Drenica e Epërme deri në Kleçkë e Divjakë, ishin stërngarkuar me popullatë të ardhur nga Drenica  Qendrore dhe fshatrat e rrezikuara nga forcat serbe. Pas disa ditësh popullata shqiptare nga zonat e rrezikuara u shtrijë edhe në fshatrat për rreth Magurës dhe më gjerë. Çvendosja e popullsisë shqiptare u shtua në ofanzivat e verës së 1998, kur Serbia sulmoi fshatrat Shalë, Krojmir, Pjetërshticë, Kleçkë, Divjakë, Baicë, Resinoc, Mirenë, Magurë, Vërshecë, Qylagë, Leletiq, Ribar i Madh dhe Varigoc. Forcat serbe dhunshëm dëbuan popullatën shqiptare nga shtëpitë e veta. Një pjesë e tyre nën mbrojtjen e UÇK-së ngelën të strehuara në malet e afërta, kurse pjesa tjetër u strehua në fshatrat më të qeta të rrafshit. Këtë kohë fshatrat e rrafshit të komunës së Lypjanit u ngarkuan me mbi 20 mijë të ikur nga zonat e luftës. Në mesin e kësaj popullate të ndjekur ishin edhe nxënësit e shkollave nga ato hapësira të zonave të luftës për nxënësit e ndjekur duhej përkujdesur KKA, si në përfshirjen shkollore ashtu edhe për furnizimin e tyre me tekste dhe mjete mësimore. Në këtë kohë, mars 1998, nga vështërsit dhe nevojat e domosdoshme të krijuara në këto rrethana, u formua Këshilli i Emergjencës në nivel të Kosovës, por njëkohësisht kjo strukturë emergjente u formua edhe ne nivelin komunal në Lypjan. Ky këshill ishte në destinim të ofrojë ndihma dhe furnizim UÇK-së, por edhe të përkujdesej për strehimin, vendosjen, ushqimin e veshmbathjen si dhe përkujdesen shëndetësor të popullatës së ndjekur nga zonat e rrezikshme të luftës.

Shkollat e kësaj treve komunale, as vitin e ri shkollor 1998/1999 nuk mund ta fillonin në gjendje normale. Praktikisht vitin shkollor nga 16 shkollat fillore me paralelet e ndara vitin shkollor mund ta fillonin vetëm tetë/8/ shkollat e krahut lindor, në Janjevë, Sllovijë, Smallushë, Llugaxhi, Gadime, Babush, Gllogoc-Banullë dhe Rubovc, me njësitë e tyre. si edhe shkollat që kishin organizuar procesin mësimor në tenda në disa mjedise të zonave të luftës. Kurse tetë shkolla të tjerat nga krahu perëndimore Lypjani, Rufci i Ri, Kroishta, Ribari i Madh, Dobraja. Magura, Shala e Krojmiri me paralelet e tyre, si edhe 6 punktet e shkollës së mesme “Ulpiana” për të njëjtat shkaqe e rrethanave të rrezikshmërisë nga lufta  nuk filluan me kohë procesin mësimor.

                                 Nxënësit dhe arsimtarët vazhdimisht nën rrezik

Shkolla e Shalës dhe Krojmirit sa kohë nuk kishin as popullatë, atje depërtoi ushtria serbe kalli shtëpitë e dëboi popullatën civile. Ashtu edhe në objektin e shkollës në Magurë qenë vendosur forcat serbe. KKA mori vendim që, këto shkolla mos të fillojnë me punën mësimore, deri sa të krijohen kushte minimale dhe të evitohen shkaqet e rrezikimit të nxënësve dhe arsimtarëve.  Katër shkolla fillore, ajo në Ribar të Madh, Kroishtë, Dobrajë dhe Rufcë, përkundër kushteve ende të rënda nga lufta, me 7 shtator filluan nga puna, kurse shkolla e mesme “Ulpiana” vitin e ri shkollor e filloi më 14 shtator në 5 nga punktet e saja, por, jo edhe në njësinë e Shalës. Forcat serbe kontrollojnë Qylagën, Vërshecin, Lagurën, Leletiqin, Mirenën, Shalën, Resinocin, Baicën e Krojmirin. Tri shkollat e zonës së luftës do të fillojnë procesin mësimor vetëm me marrëveshjen mes Drejtorin Politike të UÇK-së dhe subjekteve komunale të zgjedhura nga kjo drejtori. Puna në këto shkolla filloi, vetëm pas vlerësimit të Drejtorisë Civile të UÇK-së, drejtorisë së shkollave dhe pëlqimit të prindërve, në koordinime edhe me KKA-në. Ato ditë situata atje ishte rënduar pas kapjes së dy gazetarëve serbë. Më 9 dhjetor 1998, filloi viti shkollor edhe në dy shkollat e Drenicës së Epërme në Shalë dhe Krojmir. Atje qenë formuar Drejtorët e Drejtorisë së Përgjithshme për Shërbime Civile, këto subjekte morën qeverisjen edhe në arsim, financa, informim, shëndetësi e etj. Pas Reçakut situata ishte përkeqësua edhe në mjediset shkollore. Policia serbe nuk lejoi të punohet vetëm në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në Magurë. Aty qëndruan forcat serbe nga 15 korriku e deri më 10 tetor 1998 të cilat shkatërruan gjithë dokumentacionin shkollor e pedagogjik, inventari, kabinetet dhe gjitha mjetet tjera mësimore. Mësimi në shkollën e Magurës filloi më 1 shkurt 1999. Më 21 mars 1999, KKA në Lypjan, në rrethana të ashpërsuara para bombardimeve të NATO-së, e përshkallëzimin kërcënimeve serbe në masë të padurueshme, KKA merr vendim mbi ndërprerjen e përkohshme të procesit mësimore në të gjitha shkallët e shkollave në trevën Lypjanit nga 22 deri më 29 mars 1999. Vazhdimin i mësimit mëvaret nga rrethanat e rrezikimit në të ardhmen. Këtë vendim të KKA-së, e publikoi TVSH-ja në ditarin e mbrëmjes.

                                                                           VII. MBIJETESA

        Si kudo në mjediset e vendbanimet shqiptare në Kosovë, edhe popullata shqiptare e trevës së Lypjanit, gjatë këtyre veprimeve të dhunës ushtarake u dëbuan nga vatrat e tyre shkollore. U dëbuan 8368 nxënëst e 16 shkollave fillore me 32 paralele të ndara fizike dhe 2044 nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana” në Lypjan

 Dhuna serbe veproi për një dekadë të tërë mbi kurrizin e popullit shqiptarë në Kosovë. Kjo katrahurë u shndërrua në sistem zyrtar politik administrativ, shtetëror, ushtarak e policorë. Kjo dhunë aspironte të realizojë projektet serbe antishqiptare,  që nga shekulli 18, të ripunuara në kohëra e rrethana të ndryshme të historisë. Politikë e moralit të keq me ngarkesë urrejtjeje e mosadurimi të gjithçkahes që  është shqiptare. Dekadën e fundshekullin 20 u zgjerua me ideatorët nga gjithë subjektet e sistemit shtetëror nga Kisha ortodokse serbe, Lidhja e Shkrimtarëve Serbë dhe ASSHA dhe subjektet ekzekutive, ushtria, policia dhe grupaciane paramilitare serbe, të gjitha të  drejtuara nga  sistemi politik e shtetëror dhe pushteti qeveritar serbë. Kjo dhunë vepronte me gjitha mjetet dhe format barbare politike e shtetërore ndaj vlerave materiale e shpirtërore të popullit shqiptar në Kosovë, që të shkatërrojë çdo vlerë shqiptare madje edhe vet qenien biologjike të shqiptarëve. Kjo lubi e shëndrruar në shtet e pushtet përshkallëzoi masat e dhunës, sulmoi sistemin shkollor shqiptar, imponoi planprograme e tekste mësimore diskriminuese, me qëllim të zhdukjes filloi të kufizojë përdorimin e gjuhës dhe shkollës shqipe, helmoi nxënësit shqiptarë, diferencoi, arrestoi, dënoi dhe ndjek nga puna arsimtarët, torturoi shkollën shqipe ashtu siç torturoi gjithë popullin shqiptarë. Ky veprim mesjetar ortodoks hasi në rezistencë mbrojtëse të shqiptarëve, e cila pas njohjes ndërkombëtare për gjendjen e papërballueshme. Qendrat ndërkombëtare të vendosjes me qëllim të shpëtimit nga katastrofa njerëzore më 24 mars 1999 intervenuan ushtarakisht. Si kudo në mjediset e vendbanimet shqiptare në Kosovë, edhe popullata shqiptare e trevës së Lypjanit, gjatë këtyre veprimeve të dhunës ushtarake u dëbuan  nga vatrat e tyre shekullore. U dëbuan 8368 nxënësit e 16 shkollave amë fillore me 32 paralele të ndara fizike dhe 2044 nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana” në Lypjan. Nxënësit dhe populli shqiptare nga ky tmerr i dhunës serbe, gjeti strehim në trevat shqiptare të Shqipërisë, Maqedonisë dhe tokat shqiptare në Mal të Zi. Në të gjitha këto hapësira strehuese arsimtarët shqiptarë, në rrethana jo të natyrshme, vazhduan procesin mësimore në tenda, Kurse, në disa vendbanime mësuesit shqiptarë procesin mësimore e mbanin edhe në lokale shkollore vendore. Gjatë dy ofanzivave serbe, nga kjo hapësirë e Kosovës kishte 155 civilë të vrarë e 18 ushtarë të lirisë, u plagosën 72 qytetarë e 23 pjesëtarë të UÇK-së.

 

 Nga dhuna serbe u vendosën tërësisht banorët shqiptarë të 42 vendbanimeve, pjesërisht u zbrazën 21 vendbanime të tjera. Flaka e kalljeve serbe përfshiu 46 fshatra shqiptare të kësaj treve. Masakrën e terrorin mbi shqiptarët e udhëhoqën kryesisht serbët vendorë. Dëmet e përgjithshme materiale, kapin vlerën prej 78 milion euro. Nga shkatërrimet i kësaj dhune mbi shqiptarët nuk shpëtoi as sistemi shkollor shqiptarë në Kosovë, këtë terror e përjetoi edhe nxënësi, arsimtari e shkolla shqipe e trevës së Lypjanit. Këtu po shënojmë emrat e nxënësve e punëtorëve të arsimit që u vranë apo u plagosën gjatë ofanzivave serbe 1998 e 1999 nga forcat ushtarake e policore serbe.

                                        Punëtorë arsimor të vrarë: 6

 Ajet Kozhani, arsimtar i sh. f. “Kadri Beba” Ribar i Madh,

Beqir Duriqi, sekretar i sh. f. “Kadri Beba” Ribar i Madh,

Isak Bytyçi, punëtor teknik i sh. f. “H.Z. Kamberi” Sllovijë,

Shaip Gërbeshi, punëtor teknik i sh.f. “H. Z.Kamberi” Sllovijë,

Bejtush Gërbeshi, profesor i Gjimnazit ”H.Sulejmani” Fushë Kosovë/dëshmor/,

Pajazit Gashi , punëtor teknik i sh.f. “Sh. Gjeçovi” Janjevë.

 

 Nxënës të vrarë: 13

 1. Ismet Vishesella. Kl.VIII, nga Riabri i Vogël, sh.f. “Migjeni” Rufc i Ri,

2. Miradije Vishesella, Kl.VIII, nga Ribari i Vogël, sh.f.  “Migjeni”  Rufc i Ri,

3. Kreshnik Vishesella, nga Ribari Vogël, Kl. II sh. m.”Ulpiana” Lypjan,

4. Nadire Buzuku, nga Hallaqi i Vogël,  Kl. IV. sh. m. “Ulpiana” Lypjan,

5. Naser Kodra, Kroishtë, sh.m. “Ulpiana” Lypjan.

6. Irfan Vuniqi, Vërshec.Kl. II. sh.m. “Ulpiana ” Lypjan,

7. Zade Zeneli, Kl. IV. sh.f. Mirenë,

8. Elmije Zeneli, Kl. III. sh.f. Mirenë,

9. Naser Ismaili, Sllovijë. Kl. III. sh.m. ”Ulpiana” Lypjan,

10. Adelina Kozhani, Kl. II. sh.f. ”Kadri Beba” Ribar i Madh,

11. Uran Amërllahu, Kl. III. sh.f. ”Idriz Ajeti” Shalë,

12. Tefik Krasniqi, nga Vërsheci. Kl. VII Sh.f. ”J.DeRada” Magurë,

13. Lavdim Rexhep Kodra. Kl. VIII, sh.f. ”Skënderbeu” Kroishtë.

 

Nxënës të plagosur: 17

 1. Avni Selmani, Babush, Kl. II. Sh.m.”Ulpiana” Lypjan,

2. Ilir Jashari, Kl. II. sh.f. “Ernest Koliqi” Babush,

3. Burim Jashari. Kl. II. sh.f. “Ernest Koliqi” Babush,

4. Arbesian Karpuzi.sh.f. “Idriz Ajeti” Shalë,

5. Florim Hasani, sh.f. “Idriz Ajeti” Shalë,

6. Egzon Hetemi. sh.f.”Idriz Ajeti” Shalë,

7. Valon Shala. sh. f.   “Idriz Ajeti” Shalë,

8. Bajram Selimi   sh. f. “Idriz Ajeti” Shalë,

9. Avni Ademi.  sh. f. “Idriz Ajeti” Shalë,

10.Ardian Amërllahu. sh. f. “Idriz Ajeti” Shalë,

11.Arijeta Hetemi. 6 vjeçare,  parafillor, Shalë,

12.Bujar Pajaziti,  Shalë. sh. m. “Ulpiana” Lypjan,

13.Habibe Pajaziti, Shalë. sh. m. “Ulpiana” Lypjan,

14.Jeton Shabani, nga Leletiqi.sh.m. Prishtinë, korrik 1998,

15.Xhyle Shabani, Leletiq, parafillor, korrik 1998,

16.Tahire Shabani. Leletiq. korrik 1998,

17. Mentor Sinani, Resinoc. Kl.-VIII- “Idriz Ajeti” Shalë.

 

Punëtorë të plagosur : 9

                                                                                          

1. Ragip Salihu. Sh. f. “ H.Z. Kamberi” Sllovijë,

2. Hamit Olluri, sh. f. “I. Ajeti” Shalë,

3. Afrim Sinani, Resinoc,sh.f.”I.Ajeti” Shalë,

4. Nazim Bllaca, sh.f. “ Kadri Beba” Ribari i Madh,                                                  

5. Isuf Shala, Sh. f. “I.Ajeti” Shalë,

6. Izet Shala. Sh.f. “I.Ajeti” Shalë,

7. Izet Zeneli, nga Mirena, sh. f. “ J.De Rada” Magurë,

8. Fahri Gashi, arsimtar i sh.f. “ H.Z. Kamberi” Sllovijë,

9. Imer Selmani, mësues i sh.f. “E. Koliqi” Babush.

 

 Dhuna serbe mbi arsimin shqip u manifestua në kallje, bombardime, shkatërrime e plaçkitje të vlerave materiale e shpirtërore shqiptare dhe te objekteve shkollore. Në trevën e Lypjanit u dogjen  6 objekte shkollore dhe një objekt shtëpi-shkollëNga kjo barbari serbe u dogj tërësisht Shkolla fillore në Shalë që kishte 10 mësojtore më 560 m2 dhe zyrat përcjellëse me bibliotekë me afër 10 mijë ekzemplarë si dhe gjithë dokumentacioni shkollor e pedagogjik, tërësisht është djegur edhe objekti i shkollës në Kleçkë. Janë djegur pjesërisht objekti i shkollës në Plitkoviq në Bregun e Zi dhe Hanrovc, kurse objekti i vjetër shkollor në Shalë ka qenë i granatuar, është djegur edhe objekti Shtëpi-Shkollë, pronë e Hilmi Krasniqi në Lypjan. Ky objekt është kategorizuar në djegie të kategorisë së IV-të. Kuptohet asnjëra nga 16 objektet shkollave amë dhe gjitha paralelet e ndara që ishin objekte sulmi, nuk shpëtuan   plaçkitjes, 16 nga objektet e shkollave amë fillore dhe 12 objekte të tjera shkollore u demoluan nga forcat e dhunës sërbe. Janë të mdha shkatërrimet materiale sërbe në hapësirat shkollore të Lypjanit, djegien e dokumentacionit, inventarit, interierit dhe bibliotekave.

 Vetëm në objektin shkollor në Magurë, ku qëndruan forcat sërbe, që nga ofanziva e 1998, plaçkitjet, kalljet e shkatërrimet materiale kalojnë vlerën mbi 100 mijë markash gjermane.

Pas kthimit të madh të shqiptarëve nga golgota edhe nxënësit e arsimtarët e kësaj shkolle kthehen në objektet e tyre shkollore në një kohë e realitet të rijë, në rrethana të reja vazhduan punën e tyre arsimore. Menjëherë pas përfundimit të bombardimeve, Marrëveshjes Teknike të Kumanovës u thye pozitivist tradita historike, filloi kthimi monumental i shqiptarëve të ndjekur në tokën e djegur të Kosovës së pasluftës. Ky kthim i madh gumëzhini me ardhjen e fëmijëve, nxënësve e studentëve. Oxhaqet e mbetura të objekteve të djegura shkollore, sipas të thënave të popullit, dëshmojnë vazhdimësinë e jetës, u ringjall jeta në oborret e shkollave të djegura, u mbushën me gumëzhitje zërash e jetë të re nxënësish. Në këto hapësira u rikthye për të qëndruar gjithmonë shkronja, libri, mësuesi e gjuha shqipe. Praktikisht, në Kosovë u kthye jeta dhe një realitet i ri. Shkolla shqipe u kthye në kohë e rrugëtim të ri  drejtë shtigjeve me forma e metoda të reja në nxënien e diturisë, shprehjes së lirë të mendimit e qarkullimit të lirë të ideve dhe mallrave në ekonomin e lirë të tregut në kohën e botës demokratike. 

  

Shënim: Eshtë botuar në gazetën “Epoka e Re”dhe”Bota sot”, Si dhe, në “Dielli”e 6 marsit 2017 dhe “Illyria” në SHBA. Njëkohësisht është konsultuar për literaturë nga shumë studentë për tema diplome dhe punime të masterit. Disa nga autorët anas,këtë punim e kanë konsultuar apo cituar, në botime të veçanta nga lëmi i arsimit.