Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Gruaja e fisme dhe burri i trashë (pak si hajvan)

GRUAJA E FISME DHE BURRI I TRASHE (PAK HAJVAN)
Dikur, qe besa edhe sot ka te tille, burrat i rrihnin grate dhe i trajtonin si robinja… Nje burre i tille e kishte rrahur gruan, te ciles i kishte mbetur edhe nje shenje e dukshme, nga rrahja, ne fytyre. Qellon ate nate i vjen vellau per darke. Meqe, aso kohe nuk kishte drita elektrike shenja e gruas nuk ishte dalluar shume. Mirepo, kur ia afron legenin motra te vellait me i la duart, vellau e kishte vrejtur ate shenjen ne fytyren e motres dhe e pyet: C’ke keshtu ne fytyre moj moter? Motra, si grua e fisme qe ishte, per ta ruajtur burrin dhe per te mos e ngushtuar para vellaut i pergjigjet qe “me ka ra lopa me shqelm kur po e milja”. Burri, ne vend se me trus dhe me ia dite per nder gruas qe e “mbylli” aq mire marren e tij, hidhet perpjete sikur ta hanin grerezat dhe i ngermohet gruas: “Kuj po i thua lope bre”?
(E degjuar nga nje shok (Z.H.) dhe u shkula se qeshuri).

Postimet e fundit !