Komenti

Besim Zymberi: Serbët kuptojnë vetëm gjuhën e forcës

Me shkas!!!
Havier Solana, ish sekretar i NATO-s dhe ish ministër i Jashtëm i BE-së, pas rënies së Millosheviqit, pat deklaruar:
-Saherë shkoja në Serbi dhe takohesha me Millosheviqin dhe zyrtarët tjerë serbë, kisha frikë për jetën time. Ndaj, në konferencat për shtyp në Beograd, më duhej të isha shumë i kujdesshëm për atë që do të thoja, sepse i trembesha ndonjë atentati!
I bie që Solana, ka folur në favor të Millosheviqit, sepse kishte frikë nga ai!
(Paramendoni, i trembej Serbisë sekretari i NATO-s!)
Po ashtu, Gjukanoviq, lideri malazez i pavarësisë së Malit të Zi, ka deklaruar:
-Tri herë e kemi shtyrë referendumin e pavarësisë së Malit të Zi, vetëm e vetëm se Solanën dhe zyrtarët evropianë, Millosheviqi i frikësonte se në një rast të tillë, do të ndizej lufta!
Të kota ishin përpjekjet e mia për t’i bindur se kjo nuk mund të ndodhte!-kujtonte Gjukanoviq qyqarllëkun e disa liderëve eveopianë, të shfaqur ndaj Serbisë
Po sot, Boreli e Lajçaku, kanë frikë nga Serbia, siç kishin frikë paraardhësit e tyre? Kanë marrë kurajë, së paku nga qëndresa e Ukrainës?…
Pse, saherë serbët bëjnë një reagim paksa më dramatik, tek ndërmjetësit evropianë të dialogut, shohim reagime paniku nga pasojat që mund t’i krijojë serbia?
Pse ata ende besojnë se Serbia është aq e fortë?
Evropianët, me Serbinë duhet të sillen siç ishin sjellur në zyrën e Millosheviqit dikur, Madeleine Olbright dhe Vesley Clark.
Ollbright i kishte treguar kriminreit fotot e përgjimit nga amerikanët, edhe në zyrën e tij, duke ia bërë me dije se sa cak i lehtë ishte!
Ndërsa, Clark, ia kishte thenë shkoqur: -Do të të godasim!
Vetëm një gjuhë të tillë njohin serbët!