Vështrim/Analizë

Besim Zymberi: A vdiq “Ballkani i hapur”?

A vdiq “Ballkani i hapur”?
Jo, nuk vdiq!
Sepse, nuk ishte një mekanizëm i gjallë politik regjional, i paracaktuar të kishte një jetë politike për një periudhë të caktuar.
“Ballkanin e hapur”, gjithnjë e kam kuptuar si një instrument të projektuar nga SHBA-ja, që synonte dy qëllime:
1. Ofertë për Serbinë që të tërhiqet nga kampi prorus, në një rrugë sa më normale
2. Të përdoret nga SHBA-ja ky instrument, që të rivalizohet gjeopolitikisht varësia ndaj Rusisë, e disa shteteve te BE-së, me në krye Gjermaninë;
Pse Procesi i Berlinit erdhi në shprehje tash, pas vdekjes klinike të tij për disa vjet me radhë?
Berlini, nuk mund të kryente punët e pretenduara, në kushtet kur ishte në marrëdhenie varësie ekonomike me Rusinë.
Ishte Rusia ajo që përcaktonte sjelljet e Gjermanisë dhe të disa vendeve të BE-së, ndaj Kosovës.
Ishte Rusia ajo që arriti të demotivonte BE-në të mos avanconte më shtetësinë e Kosovës, veçanërisht në vitet e fundit.
Të mos harrojmë: ishtë Rusia që arriti të krijonte Dhomat e Specializuara, me qëllimin e fundit, kontestimin e të drejtës së Kosovës për shtetësi, nëpërmjet idesë së kriminalizimit të luftës së shqiptarëve për liri!
Procesi i Berlinit, u riaktivizua, vetëm pas ndryshimeve radikale në politikën planetare.
Lufta e Ukrainës, risolli ne veprim procesin e Berlinit.
Sepse, pas luftës së Ukrainës, Gjermania dhe disa vende tjera të BE-së, u detyruan të tërhiqen nga vazaliteti ndaj Rusisë. Dhe, kjo tërheqje, ishte si rezultat i presionit anerikan, nëpërmjet mënyrës:-Me ne, ose me ata!
Ballkani i hapur, u shfrytëzua nga Shqipëria në mënyrën më efektive, për faktorizim të elementit shqiptar, deri në një rol prijës në Ballkan dhe, edhe ne mbarë Evropën Juglindore.
Është tjetër gjë që në Kosovë, nisur nga presidentja, kryeministri dhe nivele tjera të politikës e jetës publike, për çështje rivaliteti e vetaktualizimi, roli i Shqipërisë në procese përcaktuese, tentohet të minimizohet e madje edhe të demonizohet!