Lëvizja\UÇK

Xh. Gjini: Pllakë nderimi e kujtimi për Heroin Bahri Fazliu

HEROI BAHRI FAZLIU
Në tre kufirin Shqipëri – Shqipëri – Shqipëri (kufiri që ka copëtuar tokat shqiptare) kishte rënë për të jetuar sa të ketë shqiptarë mbi dhe, Bahri Fazliu, Hero i Lëvizjes dhe i Luftës Çlirimtare, Hero i Shqipërisë… Në këtë tre kufi, në Bogiqe, kanë ra për të jetuar përgjithmonë në zemrën dhe mendjen e kombit edhe shumë veprimtarë e luftëtarë të Lëvizjes dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…
Bahriu ishte veprimtar i dalluar i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, më vonë një nga themeluesit e LKÇK-së (edhe Kryeredaktor i fletushkës “ÇLIRIMI”) dhe luftëtar i USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS…
Në vendin ku kishte ra heroikisht në përpjekje me forcat pushtuese, sot, u zbulua Pllaka përkujtimore… Ne të gjallët përulemi me nderim të thellë para veprimtarisë atdhetare, krijimtarisë, luftës çlirimtare dhe rënies së Tij për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë! Në jetë të jetëve nderim dhe lavdi Dëshmorëve të Atdheut!
POROSIA më e mirë për të gjallët është poezia e Heroit:
TË GJALLËVE
Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve,
mos kërkoni nëpër libra,
aty s’është jeta e tyre,është jehona e saj.
Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët,
mos shkoni në shtëpitë e tyre,
shikoni robrinë tuaj.
Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët,
mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre,
ato janë flutura që s’kapen dot.
Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.
Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.
Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit,
secili prej nesh ka qenë prezent.
Nëse dëshironi t’i nderoni dëshmorët,
mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,
lulet do t’u vyshken në dorë.
Nëse…
Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,
ecni në rrugën e tyre,
aty do të gjeni gjeninë e tyre”