Lëvizja\UÇK

Ramadan Avdiu: Tre binin me mijëra ngriteshin, – 39 vite nga rënia e Heronjve të LËVIZJES

39 vjet kanë kaluar që kur shërbimi i fshehtë serbosllav, UDB-ja gjkakatare ekzekutoi veprimatrët e mëdhenjë të çështjes kombëtare shqiptare Jusuf Gërvallën, Kadri Zeken dhe Bardhosh Gërvallën. UDB-ja i vrau miozorisht sepse ata bashkonin liridashësit shqiptarë në një organizim të vetëm antipushtues. Me vrasje, terror e dhunë Serbia synonte të ndalë vrullin e shqiptarëve për liri.

Por, përmes terrorit vrasjeve e burgosjeve Serbia vetëm sa i sforcojë ndjenjat liridashëse të shqiptarëve, dhe ata nuk u ndalen. Me shumë mund e sakrifica, të motivuar nga shembëlltyra e dëshmorëve, shqiptarët e dëbuan pushtuesin serb dhe e çliruan atdheun e robëruar.Si shumë vrasje, krime e akte të tjera gjenocidare, të ushtruara nga Serbia kundër popullit shqiptar, edhe vrasja e bërë në Untergrpenbach më 17.01.1982 nuk është ndriquar ndonëse dihet katërcipërisht se përgjegjëse është Serbia. Serbia duhet të dënohet për gjenocidin që ka ushtruar kundër popullit shqiptarë në të gjitha kohërat.Ndonëse kanë kaluar 39 vjet kujtimi për heronjërt është i freskët. I tillë do të mbetet sepse dëshmorët do të kujtohen gjithmonë me nder e pietet brez pas brezi. Heronjëve ju mbetet lavdia kurse neve krenaria që i kemi dhe që jemi frymëzuar e brymosur me idealet e trasuara nga ata. Lavdi e përjetshme!

169Sabit Abazi, Agush Buja and 167 others91 Comments4 SharesLikeCommentShare