Politikë

Kryeministri Rama: Çdo ndikim apo ndërhyrje në tendera dhe vende pune do të konsiderohen armiqësore

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e  grupit të vjetër parlamentar dhe atë që u zgjodh pas zgjedhjeve të 25 prillit u ka kërkuar të gjithëve  të bëjnë një vështrim kritik nga vetja në mënyrë që të rriten dhe forcohen më shumë,

Vërtetë kemi marrë një notë kaluese në zgjedhjet e 25 prillit si asjnëherë më pare, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka peshuar në zgjedhjen e tyre mungesën e alternativës ndaj nesh? Sa ka qenë prania e deputetëve tonë dhe sa pozitive ishte marëdhënia e deputetëve me komunitetin? Sa e kanë ndikuar rezultatin tonë padrejtësitë, rryshfetet dhe qokat e administratës? Sa ka arritur të pastrohet PS nga drejtorë, shefa dhe zyrtarë të korruptuar që janë kosto morale dhe politike për ne dhe si do të shpëtojë nga kjo specie kjo parti? Sa gjak i ri ka hyrë në organismin e kësaj parti edhe se si do ta ripërtërijmë partinë? Këto dhe të tjera pyetje ka sa të duash. Kërkoj një vështrim kritik mbi vetvetën më parë duke rreshtuar fakte që mund të mos na pëlqejnë fare në mënyrë që të rritemi dhe të forcohemi më shumë. Çdo gjë nis nga vetja, si individ duke kërkuar brenda vets se çfare do të kishim bërë më mirë, çfarë nuk shkoi siç duhej”- tha kryeministri Rama.

Ai ka paralajmëruar deputetët e rinj dhe të vjetër se  çdo ndërhyrje apo ndikimke në tendera apo në mbajtjen në punë të njerëzve të papaftë do të konsiderohet armiqësore me qëllimet e shqiptarëve që kanë votuar Partinë Socialiste. Ai tha se kjo skuadër duhet të luftojë nepotizmin dhe klientelizmin dhe se duhet t’u përgjigjet qytetarëve për problemet e tyre.

“Kjo që është sot këtë është skuadra drejtuese e PS, e vendit në 4 vitet e ardhshme. Është skuadra që do t’u përgjigjet qytetarëve për hallet dhe problemet e tyre. Duhet të përgatitemi për vendime jo të lehta, për punë të vështira. Duhet të jenë të gatshme të heqin dorë nga lojërat e dëmshme dhe teë padobishme që të luftojmë nepotizmin dhe klilentelizmin. Ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë, për të sistemuar në vende pune njerëz që nuk e meritojnë apo ndikime për në procese tenderash janë armiqësore me qëllimet e atyre që na dhanë besimin për të drejtuar vendin”- shtoi Rama.