Botë

Vritet Kryetari i Haitit… Policia ka ekzekutuar katër dhe ka plagosur dy vrasës të Kryetarit

Policia e Haitit ka ekzekutuar katër persona dhe ka vënë në pranga dy të tjerë pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moise në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në periferi të kryeqytetit, Port-au-Prince.

Zonja e parë Martine Moise, e cila mbeti e plagosur gjatë atentatit është ende në gjendje kritike për jetën dhe eshte transferuar atë në një spital në Miami për trajtim.

Një nga fëmijët e presidentit i cili ishte në shtëpi gjatë sulmit është dërguar në një vend të sigurt.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse zyrtarët e dinë kombësinë e personave të armatosur dhe nëse bëhet fjalë për kartelet e Amerikës Latine siç u deklarua një ditë më parë, ambasadori Edmond tha se nuk ishte i sigurt, por bazuar në videot e marra nga policia kombëtare dhe të konsideruara të besueshme, vrasësit, të cilët ai i përshkroi si “mercenarë”, ishin veshur si agjentë të Agjencisë Amerikane të Anti-Drogës.

“Ata flisnin spanjisht dhe e paraqitën veten si agjentë të DEA-s. Ne e dimë mirë, se kjo nuk është mënyra se si vepron DEA. Unë besoj se ata janë agjentë të rremë. Ekspertët që panë videon thanë se ata janë vrasës profesionistë,”- u tha ambasadori gazetarëve.

Pas vrasjes së Presidentit, Haiti ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit, siç njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror të mërkurën në mëngjes. Kryeministri Joseph tha se ai po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur. Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi vrasjen dhe shprehu ngushëllimet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

o.j/dita