Kulturë\Letërsi

Merita Behrami: Ndonjëherë (poezi)

Ndonjëherë

Ndonjëherë fati ne na e kthen shpinën
E na duket se toka për sytë tanë u shemb
Na tundohet shpirti, dorëzohemi
Pa menduar se jeta fatin prap e kthen.

Ndonjëherë diellin në prag të perëndimit
Ne mundohemi, në  atë  moment, ta kthejmë
Bëhemi të padurueshëm e nuk mendojmë
Se ai diell sërish do të lind  në mëngjes.

Ndonjëherë në veprimet tona dështojmë
Pastaj pendohemi e i themi vetes pse u ngute
Zhgënjehemi e dorëzohemi pa e menduar
Se në këtë botë, përveq vdekjes, nuk ka asgjë absolute.

Ndonjëherë rrugët ne na ngushtohen
E shpresat na zbehen  e fillojnë të veniten
Ne humbim kurajon e motivin, pa menduar
se pas çdo tuneli të errët, gjithmonë lind një rreze drite.