(Kushtuar viktimave të “ Tragjedisë së Otrantos” – 28 Mars 1997 )
………
Nga bregu, zerat nuk dëgjoheshin dot
prej dënesës së detit
Lotët e rënë që grryenin faqet, atë ditë prej ere
thaheshin menëjherë
Vetëm duart, që tundin nga larg shaminë
e bardhë të kurbetit
Nuk kuptohej nëse ato i leviznin njerzit ..
apo e marrosura erë?!
—–
Po aq duar, mbase dhe më shumë diç folën
nga bordi i një anije
Lagur nga ujët e detit, ndofta dhe prej syve
që lëshonin aq lot
Thonë se rrotull mbi ta ish parë një vello e zezë
që u bënte hije
Jo.. jo thanë me vonë, paskeshin qenë fjalë,
apo më sakt llafe kot
—–
– Unë kam ftohtë, më thuaj o maaa… a do kthehemi
pësëri në shtëpi?
Pse hesht e më ledhaton vazhdimisht e sot s’më thënke
asnjë fjalë?!
O maaaa.. pse kam ftohtë? Përqafomë se të kam xhan
e shtrëngomë në gji!
Ose tregomë të lutem, nëse di me det e anije
një të bukur përrallë !
—–
– Lundronte në ujrat e kripura si loti një anije dhe vet ajo
nuk e dinte se për ku……
Deti u grind keq atë ditë e me furi prej inatit nxori
gjith atë shkumë
A më dëgjon?.. Ngriheshin dallgët për ta ndalë anijen
që ecte kuturu
Vazhdonte përrallën mamaja,,,,, teksa i biri qetësisht
kish rënë në gjumë !
—
E mori në gji djalin po kush ta dinte se nënë e bir, të dy
ishin tradhtuar?!
Tregojnë me dorë te gjallët e mbetur se lotë e klithma
ngelën të mbytura atje
Prej fund-detit kur i nxorën, e pabesushme !! Nënë e bir
ishin përqafuar
Teksa mbi një dorë si tatuazh, shënohej ora e mbetur
në mbasditen pesë – zero tre.
—-
Te “Sheshi Flamurit”, shtrëngova grushtet fort dhe u ndeza keq
me shpirt rrebeli
Nuk mund të prisja asgjë, na patën shitur e nga brenda e jashtë
ishim tradhtuar
Kur bejlerët e Kombit, i hapën portën Prodit
me çelsin e turpit “Qytetar Nderi”
Klitha prej inati: Do të vijë dita e hakmarjes dhe për gjithë ju
të mallkuar!