Këto ditë, ca hijena të mbetura nga ish UDB-ja jugoserbe ( seksioni i Kosovës) sërish filluan, për të satën herë, sulmet ndaj Akademikut Rexhep Qosja (85 vjeçar) me rastin e botimit të librit më të ri të tij… Profesor Qosja sërish u sulmua nga Selim Broshat, Maliq Shehollat, Isa- Milicat, Sllamnikat( Ahmet), etj., etj.. Rexhep Qosja është Kalorësi i Fundit i Rilindjes sonë Kombëtare!
1.ATENTATI I DËSHTUAR I UDB-së PËR T‘A VRARË REXHEP QOSJEN
(PSE UDB-ja IA KISHTE FRIKËN REXHEP QOSJES DHE PSE E MBRONIN I, RUGOVËN?)
Sefer Hasanaj ka qenë punëtor i policisë në Deçan. Ai, më 10 qershor të vitit 1995, me një skalpel në dorë e kishte vrarë vetën në Lëbushë afër Deçanit. Por, cila qe arsyeja që e shtyu atë për të bërë vetëvrasje? Unë nuk do të hy të sqarojë, se çfarë ishte në të vërtetë ky njeri, por arsyen perse ai kishte bërë një aktë të tillë të vetëvrasjes… Në mbrëmje dy kolegë të tij, po ashtu ish punonjës të policisë në Deçan, ish – punojnes të policise së mbrendshme ( udbash), Ahmet Hasi dhe Idriz Elezaj, për Festë të Bajramit, i shkojnë në shtepi. Ahmet Hasi, siç rrëfejnë familjarët e Sefer Hasanajt, kishte pasur në dorë një çeskë najloni me diçka të panjohur mbrenda. Shumë më vonë ata e kishin kuptuar që fjala kishte qenë për një radio-marrës me frekuenca të milicisë dhe ushtrisë serbe… Dy nga njerzit që i kishin sjellur atij Radio lidhjen i kishin thënë që për çdo rast ” ai do të ketë Njeriun e Lidhjes, VLLAZNIM Shehun në Pejë. Kur i kishin sjellë radio-marresin Seferit, dy udbashet, Ahmet Hasi dhe Idriz Elezaj, ishin kujdesur që në dhomë të mos mbetet asnjeri nga familjarët. Bile Admirit, djalit të Seferit i kishin thënë, që kishin ardhë për mesit për bijen e Seferit por fjala s’ksihte qenë për mesit,,,Pas kësaj nate, deri sa Seferi me të birin shkonin per vizitë tek një i afërm i tij, ku pas një orë kishte trokitur në derë ,policia me eprorin serb Zito Cokoviqi, pra epror i UDBEs,,,Zito Cokoviqi i thotë: ” Kam ardhë me ta marrë Radio LIdhjen që ta kanë sjellë Ahmet Hasani me Idriz Elezajn,,,Atë natë e kanë marrë Seferin me vete për të biseduar.Familja e kishin kërkuar më vonë por u kishin thënë që ai nuk gjendet në Deçan! Seferin e kishin dërguar në burgun e PEJËS. Sefer Hasanaj para se të dilte në Gjyq, më saktë, një ditë më parë, ai ishte ftuar nga Eprorët e Udbes në zyrat e saj, ku i kishin thënë se ai do të dënohej me një vit burgë dhe se atë me datën 10 qershor, – është vitit 1995, në orën pesë të mëngjezit, do të VIJNË TA MARRIN QË TA DËRGOJNË NË PRISHTINË KU ATIJ I NGARKOHEJ DETYRA QË PO ATË DITË NË NJË MËNYRË A NË NJË TJETËR APO NË ÇFAREDOLLOJ MËNYRE, DO TË VRISTE REXHEP QOSJEN! Dhe udbashi i zi, të cilin nuk e kishte parë deri ateherë, pra deri atë ditë, ishte i prerë në Ultimatumin dhe në shantazhin e tij:- O do ta vrasësh armikun më të madh të Serbisë dhe të Jugosllavisë, Rexhep Qosjen ose do të të humbim faren dhe do të të zhdukim e likuidojmë ty dhe krejt familjen tënde, me gra djem e vajza,,,,Në përcjellje udbashi i zi i kishte thënë: Më 10 qershor në orën 5 të mëngjezit, ne do të presim para derës së shtepisë tënde. Në PRISHTINË TI DO TA VRASËSH REXHEP QOSJEN: ne do të ofrojmë afër tij, ty të mbetet ta vrasësh. Do të jemi krejt afër teje. Po nuk e vrave do të të vrasim Ty bashkë me të, pastaj do të ti vrasim me radhë të gjithë.Gjyqi ishte zhvilluar dhe e kishin dënuar me një vit burgë”për ta liruar menjeherë për të kryer vepren për të cilen e kishin ngarkuar.Ai Sefer Hasanaj për të mos e kryer këtë vepër makabre kishte bërë vetëvrasje,,,( Për të gjitha këto ka deshmuar i biri i tij Admir Hasanaj) Botuar në gazeten ” Republika” ( Lubjanë), numer tre dhe kater te vitit 2007.