Komenti

Besim Zymeri: Pushtuesit “shpëtimtarë”…

Llaf mas llafi, m’tha: “E kum lexu dikun që turqit (osmanët) kishin pas ardh me na pshtu pi shkive, se mos me pas ardh ata, na kishmi pas m’u ba shkie…”
Çka m’i than tash se?!…
“E paske lexu pak dallash, se kjo punë a shum ma fell!”
I curroj vesht, sikur me ju dok pallaver kjo. Po un’ nuk u nala:
“Neve, dajma u ardh dikush, me na pshtu pi ni tjetri. Qaq fort na kan dasht neve!
Ma s’pari, na pushtun grekt (n’vakt t’ilirve) per me na pshtu pej vetvetit;
Po, deshten me na qit fare, e erdhen romakt me na pshtu pi tyne;
Tevona, erdhen bizantint me na pshtu pi romakve;
Kur edhe kta deshten me na bitis, erdhen latint me na pshtu pi tyne;
Per me na pshtu pi latinve, erdh apet Bizanti;
U kujtun bugart e erdhen me na pshtu apet pej Bizantit;
Pi bugarve apet na pshtoj Bizanti;
Po, kur ta kish kojshin e mir, u çu car Dushani me Serbi e na pshtoj apet. Pi car Dushanit, masanej na pshtun do francez a italian a…!
Qyr ti, erdh nifar Skenderbeu e na bani shtet. Sa e pat majt qaj Skenderbeu, nja 25 vjet m’doket, jau ka nal udhen ma s’paku edhe nja dy a tre tjerve, qe kan pas me ardh e me na pshtu!
Tani erdhen osmant, me na pshtu pi shkive. 500 vjet na kan pshtu!
Tevona, per me na pshtu pi turqve, erdhen shkijet e grekt;
Erdhen tani do austrohungarez, francez e italian , me na pshtu…
Ma tyne erdhen Hitleri e Duçja, me na pshtu apet pi shkive;
Edhe kta ken tu naj hup faren e erdh Tita me Jugosllavi, me na pshtu pi gjermanve;
Ma shum se dy mi vjet, na jem met vec tu kqyr kush po vjen me na pshtu!
Kejt dyjaja tu na kajt e tu na e bajt gajle…
Tu kqyr kush po vjen me na pshtu, s’kena pas vakt as ni pal tirqi t’ri me i shtri. Hala ki familje te na, qi i run tirqit dymi vjet t’vjeter. Mashqit e asaj familje, kurr s’kan mujt me ba tirqi t’ri, po veç me i harrnu qato. Se s’kan pas kurr vakt, tu nejt veç n’sakak e tu prit se kush po vjen me na pshtu!
A, tash na u kan ba ma kallaballak per me na pshtu, sa nuk jem kah e dim ma se kush e ka bash pernime!”