Botë

UKRAINË- Luftime të ashpra në zonat lindore të Bakhmut dhe Avdiivka

KIEV, 24 janar /ATSH-DPA/- Forcat pushtuese ruse dhe trupat ukrainase u angazhuan sërish në luftime të ashpra rreth qyteteve të vijës së parë në Bakhmut dhe Avdiivka në Ukrainën lindore, sipas Kievit.

“Sulmet ruse u zmbrapsën me humbje të mëdha”, njoftoi dje në mbrëmje Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

“Si pjesë e përpjekjeve për të kapur të gjithë rajonin e Donetskut, ushtria ruse sulmoi pa marrë parasysh humbjet e veta”, sipas deklaratës.

Raportimi nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, ushtria ruse njoftoi intensifikimin e luftimeve në rajonin qendror të Zaporizhias.

“Pas avancimit të njësive ruse gjatë ditëve të fundit, është vënë re një rigrupim dhe ripozicionim i njësive në anën ukrainase”, raportoi agjencia shtetërore TASS. //a.i/