Besë o Besë !
Një jetë e tërë historike, përkushtim, sakrificë dhe kontribut të pamohueshëm _URIME!
Sot më kujtohet se që nga lojërat tona të fëmijëris reflektohej ëndërra jote e çiltër dhe talenti ytë artistik, qoftë me imagjinatën tënde të pasur që shpërfaqje në ambientet e lojës, në aktivitetet tjera kulturore por edhe me zellin dhe dijen në mësime. Ishe shumë e hershme kur e mësove alfabetin dhe nxitove e nxitove për në shkollë si më e vogla me moshë dhe krahas gjeneratës ishe e para. Të tre fëmijët rriteshim me orjentimet tona krahas babait që na kultivonte ndjenjat e atdhedashuris duke na fuçizuar dinjitetin dhe arsimimin kurse nëna e vente në veprim të gjitha obligimet përcjellëse. Madje ajo me ngazëllimin e stilistes në rolin e robaqepëses i plotësonte kërkesat e tua të veshjes ndryshe dhe të elegancës së stërholluar dhe avangarde për kohën. E bukura, dija dhe vlera bëheshin pjesë e karakterit. Me të shpejtë do na bashkangjiteshin edhe datat historike. Në manifestimin e njëqindvjetorit të Lidhjes së Prizrenit do ishim të përzgjedhura si të denja për prezentim në eventin e nivelit kombëtar . Kurse ardhja jote në Televizionin e Prishtinës pas demonstratave të vitit 1981 do sjellte freski dhe nivel të spikatur profesional për shikuesit pavarësisht rrethanave të situatës së acarruar politike që do vazhdonin në kontinuitet, por që nuk arritën të të mposhtnin kurr. Në tym e në flakë, dhe kudo që ishte nevoja në Kosovë, në Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Shqipëri etj. përherë në gadishmëri të informimit të shikuesve . Madje edhe nga qëndrimi yt në ekran përçohej mesazhi aq sa shikuesit arrinin të kuptonin situatën edhe përtej lajmit të përkufizuar.
Atëbotë në Kosovë ishin mbyllur institucionet informative dhe ne me padurim i prisnim lajmet e shkurtëra të intervalit 11,45’ -24,00 në Radio Zagreb të emituara në gjuhën shqipe që na i kumtoje me shumë emocione. E përcillnim edhe prezentimet e tua në cilësi të gazetares nëpër konferencat historike me pyetjet tejet të rëndësishme dhe përmbajtësore përherë në mbrojtje të Kosovës,duke iu drejtuar strukturave të larta politike që zhvillonin politikat aktuale . Më tej vazhdimi i punës tënde në Televizionin Shqiptar në Programin për Kosovën përpos punës së përkryer, ti me përshëndetjen tënde ishe frymëzimi i luftëtarëve të lirisë dhe për gjithë popullin që lidheshim me paraqitjen tënde në ekran. Ndonëse periudha me lajme të zymta dhe të trishta nga lufta na gjakonte, mirëpo lajmet për Kosovën kur nuk u anashkaluan nga shqiptarët kudo që ishin nëpër botë.
Krahas luftës dhe angazhimit madhështor të përgjithshëm dhe Aleatëve tanë të paqës më në fund do na kumtoje lajmin e shumëpritur dhe historik për bombardimet e Natos. Lajm ky që shpërtheu si bombë ,padyshim ishte gëzimi epokal për gjithë popullin . Kurse ne në Kosovë sikur më nuk mendonin për jetrat tona pavarësisht rrezikut permanent të armikut që do pasonte tutje, sepse e kishim të qartë që një kapitull i ri po përhapej fuçishëm . Tek sa vazhdoje me misionin historikë, ne në anën tjetër me sfidat e luftës përcillnim çdo emocion tëndin gjatë lajmeve, aq sa na dukej sikur ekrani ishte tretur sepse ishte krijuar relacioni i fuqishëm në mes nesh . Akoma nuk e harrojë mbrëmjen e fundit tek sa brengat e tua lexoheshin qartë në imazhin tëndë, dhe ne të gjithë së bashku me të dëbuarit nga rrethi i Prizrenit u përlotëm sepse në heshtje e pranuam mesazhin. Të nesërmen do të dëboheshim dhe ekzodi me peripetit e hidhura do vazhdonte , kurse ti me kolegët e tu të respektuar pos lajmeve në Tiranë do merreshit edhe me çështjet e refugjatëve të cilët ishin në kërkim të familjarëve të humbur, shpërndar, si dhe raste nga më të ndryshmet. Dalëngadalë me shumë sfida e shpresë po afrohej edhe dita kur do e mirrnim lajmin e dytë të gëzuar të përfundimit të luftës dhe të fitores së paqës. Këthimi në Kosovë me shumë plagë , humbje dhe dhimbje të përjetuara ishte vazhdimi i kapitullit dhe realitetit të ri magjik. Tani ti Besë do vazhdoje jetën dhe punën në Kosovë përfshirë aktivitet madhore kombëtare që të përcillnin dhe kurorizimi i angazhimit të gjatë ndër dekada do të ishte lajmi për shpalljen e Pavarësis së Kosovës dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Një përmbyllje e jashtëzakonshme historike e veprimtaris profesionale në gazetari dhe televizion.
E vetëdijshme që përshkrimi im telegrafikë dhe modest nuk mund të përfshijë gjithë vëllimin e pasur të veprimtaris dhe kontributit tëndë profesional, por mjafton që ne e gjithë familja jemi krenarë dhe shprehim mirënjohje të thellë për hapërimin tëndë ndër sfida dhe suksese . Të lumtë !
Në fund do e shtojë se Babai i ynë si intelektual dhe pishtar i arsimit jo rastësisht përmes emërave tanë kishte përçuar mesazhin diskret dhe jetikë se “Me Arsimim dhe Besë Lulëzon jeta”. Konsiderojë që bashkërisht kontribuam në jetësimin e mesazhit të babait por në veçanti BESA në këtë mesazh do të mbajë përjetë rolin e fuqishëm dhe madhështor. Gëzuar !
add a comment