Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Fati i deputetit që mund të thyhet për punën e gjykatës speciale (ripublikim)

FATI I DEPUTETIT QE MUND TE THYHET PER PUNEN E GJYKATES SPECIALE
Po thone, po flasin e po shkruajne, qe besa edhe po bejne trysni, shantazh e kercenime per ta riproceduar Gjykaten Speciale edhe njehere dhunshem ne Kuvendin e Republikes!!! Po thone se ndonje deputet qe nuk e ka votuar Gjykaten mund te thyhet dhe ta votoje!
Ne Republiken tone suis generis edhe kjo mund te ndodhe, te votohet per nje ceshtje te votuar (te refuzuar) nje here…! Ne Republiken tone mund te gjenden edhe politikane, qeveritare e deputete qe i hane fjalet e veta, e han voten e tyre dhe e mohojne veteveten…!!! Mund te ndodhe qe ndonje deputet (mbase edhe ndonje i opozites) te thyhet dhe te votoje per Gjykaten Speciale te riproceduar dhuneshem dhe ne menyre arbitrare e arrogante. Por mund te ndodhe edhe qe ndonje deputet qe ka votuar “per” tash te mos pranoje te shkilet vendimi dhe dinjiteti i Kuvendit… Kjo do t’i bente nder ose do t’u bente nder atyre deputetve.
Mirepo, nese ndodhe qe te thyhet ndonje deputet qe ka votuar kunder ose nuk e ka votuar Gjykaten Speciale dhe tash, nese nje dite riprocedohet (gje e pamundshme ne vendet normale…) voton per kete Gjykate mos pyet per ate deputet… Familja e tij do te duhej ta nxjerr karriken te dyert e oborrit dhe te pres ngushellime per te, sepse nga ajo dite ai eshte vec nje kufome e gjalle qe kundermon ere te rende per mjedisin shqiptar dhe per demokracine…