Shqipëria/Aktualitet

Gazetari shqiptar nga Prishtina, Imer Mushkolaj, e quan vrasës Sali Berishën

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Sali Berishës dhe gazetarit Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live në ‘Tv Dukagjini’ në Kosovë.

Gjatë një debati në emision, gazetari e ka bërë përgjegjës Sali Berishën për vrasjen e 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit në vitin 2011. Ndërsa këto deklarata, Berisha i ka quajtur provokim nga Novi Sadi.

Gazetari: Berisha, ku ju përmendni dhunën mua më tingëllon shumë ironike sidomos në janar, për shkak se jo me 8 janar por me 21 janar janë vrarë 4 protestuese në Bulevard kur ju ishin kryeministër. Kisha sugjeruar që fjalën dhunë sidomos kur jeni ju në pyetje mos ta merrni në gojë pasi keni përgjegjësinë për vrasjen e atyre protestuesve në Bulevard, ju e keni përgjegjësinë. Ju jeni personi apo do të duhet të ishit personi i fundit që flet për dhunën për shkak se ju jeni përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës.

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni
thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.

Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.

Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.

Gazetari: Tërhiqu sa je në kohë dhe mos e nxi më Shqipërinë!

Gazetari: Lëri pallavrat o zotëri, lëri gënjeshtrat. Cila është përgjegjësia juaj për vrasjet zotëri?! Këtë na sqaro

Berisha: 21 janari kishte axhendë politike.

Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro… Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.

Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës! Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.

Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.

Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.