Tjera

Ka ndrruar jetë poeti dhe intelektuali i angazhuar Arben Duka

Lajmi për vdekjen e poetit dhe intelektualit të angazhuar, Arben Duka, ka shkaktuar dhimbje te të gjithë shqiptarët që kanë njohur dhe lexuar ato poezitë e tij sa shpotitëse po aq goditëse për politikat e qeverive dhe për ^politikanët e papërgjegjshëm, të korruptuar e të pakurrizë… Poezitë e poetit me guxim intelektual e qytetar janë publikuar shpesh edhe nga Gazeta LËVIZJA… Redaksia e kësaj gazete u shpreh ngushëllime familjarve, farefisit, lexuesve të poezisë së tij dhe gjithë shqiptarëve! I qoftë i lehtë dheu i tokës arbërore! (GL)

Ngushëllime për vdekjen e poetit, Arben Duka ka shprehur edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka shkruar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit të madh Arben Duka. 

“Epitaf për vete. Të gjitha kurrë s’mund të thuhen, në pllakë të varrit për njerinë, ndaj unë kam lënë që të më shkruen: “Jetoi dhe vdiq për Dashurinë!” Lamtumirë Arben Duka, që u shkrive deri në fund nga dashuria për njeriun! U prehsh në paqe poet!”, shkruan Margariti.